• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Këtë javë në Selanik takim i ri Dimitrov – Koxias

April 30, 2018
in BALLINA, LAJME
Raund i ri i negociatave midis Dimitrovit dhe Koxiasit në Ohër
Share on FacebookShare on Twitter

 Kontaktet e shpeshtuara të shefave të Diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, në periudhën e fundit, vazhdojnë këtë javë në Selanik. Të dy të enjten dhe të premten do të marrin pjesë  në forumin katërpalësh në të cilin do të jenë edhe kolegët e tyre nga Bullgaria dhe Shqipëria.

Takimi i fundit Dimitrov – Koxias ishte javën e kaluar në Vjenë në raundin e ri të negociatave për çështjen e emrit, por pas mbledhjes ministrat nuk dhanë kurrfarë komenti. Deklaratë dha vetëm ndërmjetësuesi Methju Nimic, ai tha se të dyja palët mbesin të përkushtuara në zgjidhjen e problemit, pa prezantuar detaje nga bisedat.

Mediat greke transmetuan se mbeten “çështjet e rënda” përkatësisht gjithëpërfshirja e përdorimit të emrit që do të dakordohet dhe kërkesa e Athinës për ndryshimin e kushtetutës së Maqedonisë. Koxias deklaroi se “pala tjetër  duhet ta kuptojë se është e domosdoshme të pajtohet për erga omnes”, që do të mundësojë të arrihet marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Maqedonia, sërish, shpreson se çështja e emrit do të zgjidhet deri në Samitin e KE-së nga i cili pret datë për fillim të negociatave me BE-në, si dhe ftesë për anëtarësim në Samitin e NATO-s në qershor.

Kryeministri, Zoran Zaev për uikend në radion Evropa e Lirë theksoi se korniza kohore për vendimmarrje është shumë e rëndësishme. Zaev konsideron se procesi duhet të udhëhiqet me kujdes, por edhe të tregohet kreativitet në gjetjen e zgjidhjeve.

“Ndoshta zgjidhja përfundimtare do të jetë e lidhur me votimin e Maqedonisë, si qytetarë, me dhënien e sovranitetit tonë BE-së, në të cilën duam të jemi anëtare  dhe atëherë hapet edhe Kushtetuta, ndoshta edhe këtu është zgjidhja, për shkak të asaj që e dini se Greqia kërkon edhe ndryshim të Kushtetutës, për shkak të ndryshimit të emrit kushtetues. Jam i bindur se kreativiteti do t’i gjejë këto zgjidhje”, tha Zaev.

Theksoi se është optimist se problemi do të zgjidhet deri në samitin e BE-së në qershor.

“Unë jam i bindur, kur tashmë kemi arritur deri në këto shkallë, se është e mundur zgjidhje para Samitit të Këshillit të BE-së”, potencoi Zaev.

Zgjidhje përfundimtare pret edhe bashkësia ndërkombëtare. Pas deklaratës së eurokomisarit Johanes Han se është e mundur marrëveshje në dy javët e ardhshme, dhe kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker në fjalim para Parlamentit grek bëri thirrje çështja e emrit urgjentisht të zgjidhet.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i cili të premten ishte informuar nga Koxias për rrjedhën e bisedimeve për emrin, deklaroi se dyert e Aleancës janë të hapura për Maqedoninë, sapo të zgjidhet problemi. Ambasadori amerikan në Greqi, Xhefri Pajet, sërish për uikend vlerësoi se është bërë përparim i madh në negociatat dhe shpreson se do të rezultojë me zgjidhje. Përsëriti se SHBA-ja i përkrahë përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes që i bëjnë Methju Nimic, kryeministrat Zaev dhe Cipras dhe ministrat e Punëve të Jashtme, Dimitrov dhe Koxias.

Pas takimit të ardhshëm në Selanik, Dimitrov dhe Koxias sërish duhet të takohen edhe javën e ardhshme në Sunio afër Athinës ku do të mbahet konferenca për të ardhmen e Evropës.

Burimi: MIA

Tags: DimitrovKoxiastakim
Next Post
Të paktën 21 viktima gjatë dy sulmeve vetëvrasësve në Kabul, shumë gazetarë të vdekur

Të paktën 21 viktima gjatë dy sulmeve vetëvrasësve në Kabul, shumë gazetarë të vdekur

Energjia ripërtëritëse, e ardhmja e sektorit energjetik në Maqedoni

Energjia ripërtëritëse, e ardhmja e sektorit energjetik në Maqedoni

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom