• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Në gjykimin për sulmin ndaj Selës transmetohen incizime nga ngjarjet në Kuvend

April 27, 2018
in BALLINA, LAJME
Sela: Kërcënonin se do të më vrasin
Share on FacebookShare on Twitter

Me transmetimin e video incizimeve dhe fotografive nga ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar, sot në Gjykatën Penale në Shkup, pikërisht në përvjetorin e ngjarjeve trishtuese në Parlamentin e Maqedonisë, vazhdoi gjykimi për sulmin ndaj deputetit Ziadin Sela, në të cilin në bankën e të akuzuarve gjenden dhjetë persona.

Kryetarja e këshillit gjyqësor është gjykatësja Sllavica Andreevska, ndërsa aktakuzën e përfaqëson prokuroi publik Darko Jakimovski.

Të gjithë të akuzuarit paradite janë sjellë nga paraburgimi, ndërsa seanca vazhdoi me dhënien e dëshmive materiale.

Avokati Abedin Abdulli, ndihmës i të dëmtuarit Zijadin Sela, në gjykatë deklaroi se klienti i tij ka përgatitur kopje nga dokumentacioni mjekësor dhe i ka dorëzuar në gjykatë.

Mbrojtja e pranoi propozimin e PTHP-së që të mos shihen të gjitha incizimet nga lista e propozuar e dëshmive, sepse disa përsëriten dhe prandaj të lëshohen vetëm disa pjesë, para së gjithash,me qëllim që procesi gjyqësor të jetë më ekonomik.

Tërheqjen e një pjese të incizimeve në seancën e fundit e kërkoi Prokuroria për shkak të përsëritjeve të tyre.

Për tentimin për vrasjen e Ziadin Selës më 27 prill të vitit të kaluar akuzohen Kire dhe Ceko Gjorgjievski, Oliver Oshavkovski, Sasha Cenkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Delov dhe Stojan Pavlovski-Kobra. Të akuzuarit për tentim vrasje të deputetit Ziadin Sela në seancat paraprake u prononcuan të pafajshëm.

Burimi: MIA

Tags: 27 prillgjykimincizimeSelatransmetim
Next Post
Letër e hapur drejtuar Instituteve Albanologjike dhe të gjitha Institucioneve përgjegjëse për gjuhën shqipe

Letër e hapur drejtuar Instituteve Albanologjike dhe të gjitha Institucioneve përgjegjëse për gjuhën shqipe

Nga arkivi i CIVIL – Qendrës për Liri: Barbarizmi duhet të ndalet urgjentisht!

Nga arkivi i CIVIL - Qendrës për Liri: Barbarizmi duhet të ndalet urgjentisht!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom