• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Reporterë pa kufij: Maqedonia në vendin e 109-të sipas lirisë së mediave

April 25, 2018
in BALLINA, LAJME
Reporterë pa kufij: Maqedonia në vendin e 109-të sipas lirisë së mediave
Share on FacebookShare on Twitter

Maqedonia është renditur në vendin e 109-të në Raportin më të ri për lirinë e mediave të Reporterë pa kufij, që është përparim për dy vende në krahasim me vitin e kaluar që ishte në vendin e 111-të.

Në raportin bëhet e ditur se “sulmet sistematike të lirisë së mediave ishin dukuri konstante gjatë kohës së qeverisjes dhjetëvjeçare të Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së, e cila përfundimisht përfundoi me zgjedhjen e Qeverisë së re në qershor të vitit 2017”.

“Gjatë kohës së qeverisjes dhjetëvjeçare, Gruevski vendosi nivel të kulturës ndaj mediave që nuk mund të krahasohej me asnjë shtet tjetër ballkanik, ndërsa shumë media opozitare duhej të shuheshin”, thuhet në Raportin.

Reporterë pa kufij vlerëson se Shërbimi publik radio-televiziv “ende është në shërbim të VMRO-DPMNE-së”.

“Rënia e regjimit të Gruevskit solli deri në zvogëlim të kontrollit qeveritar ndaj mediave, por ende është herët me siguri të vlerësohen qëllimet qeveritare që të krijojë përmirësim të përhershëm të situatës. Nuk ka ndryshime qenësore në situatën ekonomike të gazetarëve në Maqedoni të cilët paguhen pak, ndërsa vendet e punës nuk i kanë të sigurta”, citohet në Raport.

Nga vendet e rajonit, media më të lira ka në Slloveni e cila është në vendin e 32-të, Bosnja dhe Hercegovina është në vendin e 62-të, Kroacia në vendin e 68-të, Greqia në vendin e 74-t, Shqipëria në vendin e 75-të, Serbia në vendin e 76-të, Kosova në vendin e 78-të, Mali i Zi në vendin e 103-të, ndërsa Bullgaria në vendin e 111-të.

Në botë media më të lira ka në Norvegji, Suedi dhe Holandë, ndërsa liria e mediave është më e dëmtuar në Turkmenistan, në Korenë Veriore dhe në Eritre.


Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Tags: MaqedoniamediaReporterë pa kufij
Next Post
Vazhdon gjykimi për lëndën “Tank”

Vazhdon gjykimi për lëndën "Tank"

Mediat greke: takim kyç në Vjenë, kontestues – shtrirja e përdorimit

Mediat greke: takim kyç në Vjenë, kontestues - shtrirja e përdorimit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom