Raport për punën e kryer sot në seancën e Komisionit kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive do të parashtrojë Prokuroria speciale publike për periudhën prej 15 shtatorit të vitit 2017 deri më 15 mars të vitit 2018.
Raporti për aktivitet e Prokurorisë publike për përndjekje të veprave penale të ndërlidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e përcjelljes ilegale e komunikimeve për periudhë prej gjashtë muajve është spostuar si pikë e fundit në rendin e ditës të Komisionit. Ky është raporti i pestë gjashtëmujor për punën e PSP.
Pritet që raporti të prezantohet nga prokurorja speciale Katica Janeva.
Anëtarët e komisionit kuvendor mes tjerash do të debatojnë edhe për raportet vjetore për vitin 2017 për punën e disa institucioneve.
Burimi: MIA