• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Ligj i ri për mbrojtje më efikase nga diskriminimi

April 23, 2018
in BALLINA, LAJME
Ligj i ri për mbrojtje më efikase nga diskriminimi
Share on FacebookShare on Twitter

Zgjerimi i bazave për diskriminim, përparim të punës së Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi dhe profesionalizmi i  saj me qëllim të zgjidhjes më efikase të ankesave, definim të kompetencave të tij edhe kur ato transferohen në gjykatë, parasheh Propozim ligji i ri për mbrojtje nga diskriminimi, për të cilin sot u mbajt debat publik.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska vlerëson se kjo zgjidhje ligjore është e mirë, sepse siç tha, është përputhur me ligjvënien evropiane,  standardet ndërkombëtare, por jep edhe  angazhim të vërtetë se kjo Qeveri dhe shteti kanë për qëllim t’i mbrojnë qytetarët nga diskriminimi.

“Me ligjin jo vetëm që i zgjerojmë bazat, por japim mundësi që profesionalisht të vendoset për paraqitje ose iniciativa për diskriminim e bërë. Që nënkupton se tani kemi tre nivele. Një se kemi administratë profesionale dhe  eksperte, e cila do ta mbështetë Komisionin, kemi komisarë të cilët nuk do të zgjidhen nga partitë politike, por do të jenë ekspertë, por edhe Komisioni do të mund të formojë trup këshillëdhënës nëse për diçka nuk ka informacione dhe njohuri të mjaftueshme”, tha ministrja Carovska.

Por, tha ajo, nuk duhet  gjithçka të mbetet në zgjidhje ligjore, por të punohet edhe në implementimin e  tyre. Në qoftë se secili nga ne, tha, në praktikë diskriminon, dhe nuk vendoset në anën tjetër shumë vështirë do ta pengojmë diskriminimin vetëm me ligje.

Përfaqësuesi  i OSBE-së në Maqedoni Xhef Golldshtajn, thotë se zgjidhja e tillë ligjore do ta përforcojë mbrojtjen nga diskriminimi dhe siç tha, do të ndërtojë shoqëri të njëjtë për të gjithë.

Paralajmëroi se në të ardhmen OSBE-ja do të vazhdojë ta mbështesë procesin e mos diskriminimit, Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi, organizatat civile, por edhe Sekretariati i Komisionit që do të formohet pas sjelljes së ligjit.

Silva Peshiq nga Zyra e përfaqësuesit të lartë të KB-së në Maqedoni, thotë se zgjidhja e mirë ligjore është e rëndësishme  jo vetëm për ata të cilëve u nevojitet mbrojtje, por edhe për ata të cilët duhet të veprojnë që t’i mbrojnë. Ligji i mirë, tha, jep tregues të qartë se si këta persona të veprojnë gjatë mbrojtjes së qytetarëve nga diskriminimi.


Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Tags: AdministratëdiskriminimMPPSpropozim ligj
Next Post

Parashikimi i motit

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom