Gjysmë-gjysmë janë gjasat për zgjidhje të çështjes me emrin sipas informatave që rrjedhin nga MPJ greke, thotë nënkryetari i partisë greke Demokracia e Re, Kostis Haxidakis në intervistë për radion e agjencisë greke të lajmeve “Praktorio fm”.
Siç lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Athina, Haxidakis komenton se “punët nuk janë të thjeshta” në negociatat për emrin.
“Nga vetë Minsitria e Punëve të Jashtme rrodhi se gjasat tashmë janë 50-50, përderisa ndërkaq deri para do kohe ministri ishte hiper i sigurtëp se do të sjellë zgjidhje të shkëlqyeshme. Ne e kemi thënë qartë, posaçërisht në deklaratat e fundit nga ana e IRJM-së, se zgjidhja për shkupjanët nuk do të jetë erga omnes, se tashmë po parashtrohet një pyetje thelbësore lidhur me negociatat”, tha Haxidakis, transmetoi agjencia greke e lajmeve ANA-MPA.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.