Nga 726 shoferë që janë testuar për alkool në Shkup në periudhën prej orës 23 mbrëmë deri në orën 5 në mëngjes janë testuar për alkoolin, ndërsa prej tyre 248 kanë rezultuar pozitiv në test, njoftoi sot në pres konferencë zëdhënësi i MPB-së Toni Angelovski.
Gjatë aksionit të zbatuar të kontrollit të MPB-së gjithashtu janë konstatuar edhe 252 shkelje të tjera siç janë ecja me shpejtësi të madhe etj.
Nga MPB paralajmëruan se policia do të vazhdojë me kontrollet dhe aksionet e tilla në periudhën e ardhshme, sidomos në territorin e kryeqytetit.Nga policia apelon tek qytetarët të respektojnë rregullat në komunikacion, me qëllim që të rritet siguria nëpër rrugë.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.