• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Takim Xhaferi – Erdogan: Mbështetje nga Turqia për integrimin e Maqedonisë në NATO

April 20, 2018
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Takim Xhaferi – Erdogan: Mbështetje nga Turqia për integrimin e Maqedonisë në NATO
Share on FacebookShare on Twitter

Mbështetje nga Turqia për integrimin e Maqedonisë në NATO, si edhe për qëndrimin parimor në drejtim të përdorimit të emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë dha Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan në takimin me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi mbrëmë në Ankara. 

Në takim, njofton raportuesi i MIA-s, se Turqia ishte ndër shtetet e para që e njohu shtetin tonë nën emrin kushtetues, ajo e para hapi ambasadë dhe emëroi ambasador në vend.

Presidenti turk foli për nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik, duke e riafirmuar angazhimin që këmbimi vjetor tregtar ndërmjet Turqisë dhe Maqedonisë të rritet në një miliardë dollarë.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Xhaferi, i cili në takim mori pjesë edhe me deputetët Vesel Memedi, Enes Ibrahim dhe Jusuf Hasani shprehu falënderim për realizimin e vizitës dhe kënaqësi nga intensiteti i vizitave në nivelin më të lartë, që paraqet mundësi që Republika e Maqedonisë dhe Republika e Turqisë ta konfirmojnë miqësinë tradicionale dhe ta përforcojnë bashkëpunimin e suksesshëm shumëvjeçar.

Bashkëbiseduesit këmbyen mendime për gjendjet në dy vendet dhe për ngjarjet aktuale në rajon, me ç’rast kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë informoi për marrjen e raportit pozitiv dhe rekomandimit të pakushtëzuar për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE nga ana e Komisionit Evropian, si rezultat i progresit të arritur në vend.

“Shumica parlamentare në Republikën e Maqedonisë është seriozisht e përcaktuar për realizimin e agjendës reformuese, duke e konfirmuar përkushtimin ndaj vlerave themelore demokratike, sundimin e të drejtës, respektimin e të drejtave njerëzore, ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura”, theksoi Xhaferi.

Në takim bashkëbiseduesit biseduan edhe për nevojën për intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit, me ç’rast u potencua se Republika e Maqedonisë e dënoi tentativën për grusht shtetin në Turqi dhe i përkrah institucionet e zgjedhura në mënyrë demokratike.

Në fund të takimit, bashkërisht u potencua rëndësia e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe diplomacisë parlamentare për marrëdhëniet bilaterale dhe multilaterale, në raport me përparimin e dialogut politik dhe rritjes së dinamikës së bashkëpunimit të përgjithshëm ndërmjet vendeve.


Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Tags: ErdoganintegrimeMaqedoniNATOtakim. turqiTalat Xhaferi
Next Post
Rumunia e zhvendos ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem

Rumunia e zhvendos ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem

Kosova nuk është prioritet për shumicën e serbëve

Kosova nuk është prioritet për shumicën e serbëve

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom