Pas pauzës së shkurtër, pasdite vazhdoi seanca për lëndën “Tank”. Për momentin dëshmon dëshmitari i tetë Ivica Jordanovski, i punësuar në MPB, i cili ka qenë i obliguar për “mercedesin” në të cilin është vozitur ish-kryeministri Nikolla Gruevski.
Tha se “mercedesi” ka qenë i vjetër, i prodhuar në vitin 1999 dhe se shpeshherë kishte defekt.
“Prisheshin frenat, klima, amortizimi dhe kur e dërgonim për servisim, servisimi zgjaste kohë të gjatë sepse që pjesët rpteshin të arrijnë nga jashtë”, tha Jordanovski.
Prokurorët nga PSP, Gavril Bubevski dhe Stevço Donevski i kanë pyetur dëshmitarët nëse krahas “mercedesët” e blinduar ka pasur edhe marrja të tjera të automjeteve të cilat kanë qenë të blinduara, sepse njëri nga dëshmitarët ka thënë se ka vozitur xhip “ari”.
Paara Gjykatës sot dëshmi duhet të japin edhe tre nga 11 dëshmitarët e mbrojtjes.
Në “Tank” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish-ndihmësministri në MPB Gjoko Popovski.
Në seancën paraprake të mbajtur para dy ditëve, Gjykata mori vendim ta ndajë procedurën për Jankullovsën për shkak të “shtatzënisë së rrezikshme”. Prokurorët e PSP-së kërkuan ndarjen e procedurës për Jnakulloskën, gjegjësisht të gjykohet ndaras.
Në kërkesën e tyre janë kundërshtuar mbrojtja e Gruevskit dhe Popovskit, sepse siças tyre Jankulloska është e rëndësishme për mbrojtjen e tyre.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.