Kategoritë

INTEGRIME Grubi-Pavllova: Data për fillim të negociatave është sfida e ardhshme

Bullgaria do të bëjë përjekje për më shumë projekte infrastrukturore, energjetike dhe të tjera për afrim të vendeve të Ballkanit Peërndimor drejt BE-së në Smaitin e ardhshëm të shefave të shteteve në Sofje më 17 maj, theksoi ministrja bullgare e Zhvillimit Rajonal, Liliana Pavllova në takimin me kryetarin e Komisionit kuvendor për çështje evropiane, Artan Grubi në Sofje.

Siç kumtuan nga Komisioni kuvendor, Grubi ka shprehur falënderim për guximin, që gjatë kryesimit të parë të Bullgarisë me Këshillin e BE-së ishte vendosur si prioritet një temë aq e rëndësishme dhe e ndjeshme, si dhe si të bindet Brukseli dhe të gjitha vendet-anëtare të Unionit se zgjerimi i Unionit me vendet nga Evropa Juglindore duhet të vazhdojë si projekt. Sipas tij, paqja, qetësia, stabiliteti dhe e ardhmja e Evropës kalojnë nëpër Ballkanin Perëndimor, preojekti evropian nuk do të jetë i përfunduar pa ato.

“Data për fillim të negociatave është sfida jonë e ardhshme”, deklaroi Grubi, me ç’rast theksoi se Republika e Maqedonisë në periudhën që pason do të vazhdojë me reformat dhe me përforcimin e përpjekjeve për zgjidhje të të gjitha çështjeve të hapura deri në qëllimin tonë përfundimtar, të integruar në BE dhe në NATO.

Pavllova, ndërkaq, theksoi se Bullgaria do të bëjë përpjekje për më shumë projekte infrastrukturore, energjetike dhe të tjera për afrim të vendeve nga Ballkani Perëndimor drejt BE-së që në Samitin e shefave të shteteve në Sofje më 17 maj do të rezultojë me Deklaratën zyrtare të plotësuar edhe me Aneks, i cili do të përmbajë nisma për projekte konkrete.

Sipas Pavllovës, bashkëpunimi më i afërt me vendet nga Ballkani Peërndimor, përfshirë në sigurinë dhe emigracionin, është kyçe për paqen dhe stabilitetin në BE.

“Do t’ku mbështesim me projekte investuese, kështu që do të ndiheni si pjesë e familjes evropiane. Kjo është perspektiva evropiane për të cilën po flasim”, porositi Pavllova.


Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.