Provat që kryeministri Zoran Zaev ua ka treguar prindërve të fëmijëve të cilët u vranë në afërsi të liqenit të Smilkovës në vitin 2012, t’i dorëzojë në gjykatë, kërkoi sot Goran Naqeski, babi i Aleksandar Naqeskit, njërit prej të vrarëve, pas shtyrjes së seancës.
“Kur isha te Zaevi na premtoi se do t’i jepte pesë sekretet shtetërore, gjegjësisht ato janë transkriptat nga numrat e funksionarëve të BDI-së. Na tregoi edhe transkripta nga një bisede e zhvilluar mes zëvendëskryetarit të BDI-së Nevzat Bejta me të akuzuarin Fejzi Aziri”, tha Naksiq para gjykatës dhe kërkoi që deklarata e tij të përfshihet në procesverbal.
Ai kërkoi nga gjykata që të bëjë kontroll në LSDM dhe të merren këto dokumente, si dhe ardhjen e Zaevit në gjykatë, siç tha ai, që të përballet me të gjithë prindërit.
Kryeministri Zaev, sipas Naqeskit, prindërve u ka thënë edhe se automjeti me të cilin janë transportuar autorët, Opel Omega, ishte e MPB-së, edhe pse të afërmeve dhe miqve në polici u është thënë se automjet të tillë nuk ka pasur te “Alfat”.
Shtyrja e seancës të sotme ishte për shkak sëmundjes së të pandehurit Fejzi Azirit, pas së cilës avokatja e prindërve të fëmijëve, Dafina Ivanovska tha se shtyrja nuk është me dokumentacionin e duhur, ndërsa ka bërë paralelizëm me gjendjen shëndetësore të prindërve e cila është e çrregulluar dhe se tërë kohën janë me ilaçe, megjithatë vijnë në gjykim.
Avokati i të pandehurve Naser Raufi sqaroi se kjo është kërkesa e parë për shtyrjen nga ana e të pandehurve pas 50-të debateve për këtë lëndë.
Prokurorja Fatime Fetai tha se kjo është seanca e parë në të cilën PSP-ja paraqitet si akuzues i autorizuar në këtë procedurë dhe sipas saj, është e qartë se interesi i opinionit për hollësi nga lënda është i madh.
“Deri te e vërteta mund të arrihet vetëm përmes një procedure të re dhe korrekte. Për këtë ju bind se PPS-ja do t’i shfrytëzojë të gjitha resurset njerëzore dhe teknike që ta konfirmojë të vërtetën”, tha Fetai.
Masakra në Liqenin e Smillkovës ndodhi më 12 prill 2012, para festës ortodokse Pashkët, kur u vranë djemtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski.
Për vrasjen e pesëfishtë u hap lënda “Monstra”, ndërsa me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.
Gjykata Supreme në dhjetor të vitit të kaluar i pezulloi aktgjykimet, i liroi nga burgu të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe u caktoi masa kujdesi. Për gjykatën nuk janë të kapshëm Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq për të cilët është shpallur fletëarrestim ndërkombëtar.
Burimi: MIA