• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Zeqiri i identifikoi dy prej të akuzuarve se e kanë nxjerrë Selën nga media qendra e Kuvendit

April 16, 2018
in BALLINA, LAJME
Zeqiri i identifikoi dy prej të akuzuarve se e kanë nxjerrë Selën nga media qendra e Kuvendit
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti Muhamed Zeqiri në cilësinë e dëshmitarit në seancën e sotme gjyqësore për sulmin ndaj deputetit Ziadin Sela e njohu të akuzuarin Aleksandar Janevski-Toshta.

Në seancën dëgjimore, Zeqiri theksoi se Sela është goditur me gjësend të fortë dhe se nuk ka mundur të shohë se kush e ka hedhur. Sipas Zeqirit, i akuzuari Janevski i cili atë ditë ka mbajtur jelek të zi dhe syze, e ka tërhequr Selën për dore dhe e ka nxjerrë jashtë sallës së media qendrës.

Gjatë marrjes në pyetje, Zeqiri tha se kur turma ka hyrë në media qendrën në Kuvend, ai ka qenë në njërin prej kabinave për përkthim në galeri dhe se pasi Selën e kanë nxjerrë nga salla e media qendrës, nuk e ka parë më. Zeqiri theksoi se një pjesë e deputetëve të cilët e kanë parë Selën, kanë menduar se bëhet fjalë për të, pasi që të dy kanë flokë të gjata.

“Prej një koleges gazetare në celularin tim pranova mesazh nëse është e vërtetë se Sela është i vdekur. Unë u përgjigja se nuk e di”, tha Zeqiri.

Ai e potencoi edhe të akuzuarin Sasho Senkov, për të cilin tha se pasi i pari e ka kapur për dore, i është afruar së bashku me disa persona të tjerë me qëllim që ta nxjerrin jashtë prej media qendrës.

Zeqiri tha se edhe prej kabinës ku ka qenë, ka dëgjuar se si turma e ka kërkuar atë.

“Unë personalisht nuk u sulmova pasi që turma nuk arriti te unë”, theksoi Zeqiri, duke shtuar se ka qenë në galeri derisa nuk ka filluar evakuimi.

Me vërejtje të mbrojtjes se në deklaratën para PP nuk e ka shpjeguar tërheqjen e Selës, Zeqiri tha se nuk e mban në mend saktë deklaratën, por se qëndron pas gjithçka që ka thënë para prokurorisë dhe gjykatës.

Paraprakisht, sot dëshmoi Abdylfetah Halimi, si dëshmitar i prokurorisë. Ai i identifikoi dy prej të akuzuarve – Aleksandar Janevski – Toshta dhe Kire Georgievski.

Në këtë rast të akuzuar janë edhe Kire dhe Ceko Gjeorgjievski, Oliver Oshavkovski, Sasha Cenkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Delov dhe Stojan Pavlovski-Kobra. Të akuzuarit për tentim vrasje të deputetit Ziadin Sela në seancat paraprake u prononcuan të pafajshëm. Ata para Gjykatës thanë se e kuptojnë akuzën, por  nuk ndjehen fajtorë dhe se ata do ta dëshmojnë në procedurën e mëtutjeshme.


Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Tags: 24 prillidëshmiMuhamed Zeqiritoshta
Next Post
Alagjozovski: Tërhiqen 10 projekte nga programi vjetor i kulturës për vitin 2018 (PLT)

Alagjozovski: Tërhiqen 10 projekte nga programi vjetor i kulturës për vitin 2018 (PLT)

Taravari: Vendimi për kandidaturë për njeriun e parë të Gostivarit, është i imi!

Sulmi ndaj mësimdhënësve në gjimnazin e Gostivarit deri tani ngjarje e paparë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom