• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Votimi për ligjet reformuese, ngeci në gjyqësi

April 13, 2018
in LAJME
Filloi seancа e 40-të kuvendore, në rend dite mbi 60 propozim-ligje
Share on FacebookShare on Twitter

Pas mungesës disamujore, deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare dhe koalicionit, pas seancës për besim të Qeverisë, u kthyen në punën e Kuvendit edhe atë në votimin e ligjeve reformuese sipas Planit 3-6-9. Votimi për këto ligje bëhet në vigjilje të publikimit të Raportit të KE-së për përparimin e vendit, që duhet të publikohet më 17 prill.

Deputetët me konsensus mbrëmë i sollën ligjet për Aksionin operativo-teknik (AOT) dhe për ndjekjen e komunikimeve, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve. Deputetët edhe të pozitës edhe të opozitës konfirmuan se janë përputhur mes vete tekstet e këtyre ligjeve.

Votimi është anuluar për ligjet nga gjyqësori. Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi e anuloi votimin e ligjit plotësues për gjykatat, në lexim të dytë, në kuadër të seancës së 34-të, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për prokurori publike dhe procedurë penale në seancën e 35-të, vazhdimet e tyre do të caktohen në mënyrë plotësuese. Xhaferi sqaroi se seancat po anulohen për shkak të harmonizimit shtesë për pikat e rendit të ditës të këtyre seancave.

Nënkryetarja e Kuvendit dhe deputete e LSDM-së Frosina Tashevska Remenski theksoi se në tekst janë vënë një pjesë e sugjerimeve të cilat kanë dalë nga debatet të cilat u organizuan për AOT-in, në të cilat morën pjesë edhe ekspertë, u precizuan përkufizime dhe autorizime të caktuara.

“Ky është hap serioz në dhënien e garancive për mospërsëritjen e ndjekjes joligjore të komunikimeve në RM nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër edhe garanci se të drejtat dhe liritë njerëzore do të respektohen nga të gjitha institucionet”, tha Tashevska Remenski.

Në mënyrë shtesë, shtoi ajo, përforcohet kontrolli kuvendor dhe mbikëqyrja mbi AOT-in dhe i zgjeron të gjitha mundësitë që i ka Kuvendi përmes komisioneve mbikëqyrëse për ta ndjekur implementimin e ligjit.

“Për herë të parë në Republikën e Maqedonisë në sistemin e ndjekjes së komunikimeve kemi garanci më të madhe ligjore për mbikëqyrje të sigurt dhe kontroll ndaj organeve të autorizuara për zbatimin e masave që në mënyrë shtesë do të jetë sfidë edhe për Kuvendin që t’i shfrytëzojë maksimalisht, ndërsa me këtë edhe të tregojë se angazhohet për ligjshmërinë në punën e institucioneve shtetërore, mbrojtje të lirive të njeriut dhe të drejtat dhe mbrojtjen e privatësisë së qytetarëve”, tha deputetja.

Në kuadër të seancës së 22-të u sollën edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve.

Nevenka Stamenkovska, nga VMRO-DPMNE-ja tha se grupi i punës i cili ka punuar në këto ndryshime ka thënë se partia opozitare ka pasur 11 propozime dhe se në bazë të tyre janë bërë intervenime në tekst.

“Jemi të vetëdijshëm se ligji nuk është i ligjshëm, por është shumë më i mirë se ai që u propozua nga LSDM-ja”, ka thënë Stamenkovska para deklarimit të deputetëve.

Burimi: MIA

Tags: Kuvendreformaseanca
Next Post
Berlini e përforcon presionin mbi Beogradin për shkak të Kosovës

Berlini e përforcon presionin mbi Beogradin për shkak të Kosovës

Vendime për lirimin e të akuzuarve në rastin me tre policët e vrarë në Haraçinë në vitin 2000

Vendime për lirimin e të akuzuarve në rastin me tre policët e vrarë në Haraçinë në vitin 2000

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom