Shqipëria renditet e 72 në botë dhe e dyta në Ballkan sa i përket indeksit të ndërhyrjes së jashtme, me të dhënat e vitit të shkuar.
Sipas indeksit, i cili merr në konsideratë ndërhyrjes e jashtme në sferën politike, ushtarake apo ekonomike të një vendi, tregues i cili e shndërron këtë vend në një shtet me varësi, Shqipëria ka pikësim 6.7 nga 10 maksimale. Më të lartin në Ballkan e ka Bosnja e Hercegovina me 8.2, ndërsa Maqedonia ka në total 6 pikë, Serbia 6.2 pikë, Mali i Zi 6.5 pikë.
Në krye të listës qëndrojnë Haiti, Libia, Siria dhe Jemeni, me totalin e pikësimit të ndërhyrjeve të jashtme, ndërsa më pak të varur politikisht, ushtarakisht dhe ekonomikisht janë shtete europiane si Belgjike, Danimarke, Finlanda, Gjermania, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar. Duhet theksuar se sipas indikatorëve të këtij indeksi, asnjë shtet në botë nuk ka marrë 0 pikë, pra asnjë ndërhyrje. Shtetet e mësipërme kanë pikësim 1.
Indeksi i Ndërhyrjes së Jashtme merr në konsideratë ndikimin e aktorëve të jashtëm në funksionimin – veçanërisht sigurinë dhe ekonominë – të një shteti. Nga njëra anë, Ndërhyrja e Jashtme fokusohet në aspektet e sigurisë të angazhimit nga aktorët e jashtëm, të fshehtë dhe të hapur, në punët e brendshme të një shteti në rrezik nga qeveritë, ushtritë, shërbimet e inteligjencës, grupet e identitetit ose subjektet e tjera që mund të ndikojnë në balancën e pushtetit (ose zgjidhjes së një konflikti) brenda një shteti. Nga ana tjetër, Ndërhyrja e Jashtme gjithashtu përqendrohet në angazhimin ekonomik të aktorëve të jashtëm, duke përfshirë organizatat multilaterale, nëpërmjet kredive në shkallë të gjerë, projekteve të zhvillimit ose ndihmës së huaj, siç është mbështetja e vazhdueshme e buxhetit, kontrolli i financave ose menaxhimi i politikës ekonomike të shtetit, duke krijuar varësi ekonomike. Ndërhyrja e jashtme gjithashtu merr parasysh ndërhyrjen humanitare, siç është vendosja e një misioni ndërkombëtar paqeruajtës. Ky indeks është pjesë përbërëse e Indeksit të Brishtësisë me të dhënat e plota të vitit 2017.
Indeksi u përgjigjet pyetjeve:
a. Ndërhyrja e Forcës
Prania e trupave të huaja: A janë të pranishëm trupat e huaja?
Sulmet ushtarake në të gjithë kufijtë: A po ndodhin sulme ushtarake nga vendet e tjera?
Ndihma ushtarake: A ka ndihmë ushtarake të jashtme?
Trajnimi Ushtarak: A ka stërvitje ushtarake me kombet e tjera apo mbështetjen e stërvitjes ushtarake nga shtetet e tjera?
Paqe-ruajtja: A ekziston një operacion paqeruajtës në terren?
Trajnimi i policisë: A ka mbështetje të jashtme për trajnimin e policisë?
Ndërhyrja e fshehtë: A po ndodhin operacione të fshehta?
b. Ndërhyrja ekonomike
Ndërhyrja ekonomike apo ndihma: A po merr vendi ndihmë ekonomike?
Varësia nga ndihma: A varet vendi nga ndihma ekonomike?
c. Ndërhyrja politike
Mbështetja e jashtme për fraksionet: A ka mbështetje të jashtme për fraksionet që i kundërvihen qeverisë?
Burimi: Monitor.al