• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Skenarë për integrimin euroatlantik të Maqedonisë

April 3, 2018
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Skenarë për integrimin euroatlantik të Maqedonisë
Share on FacebookShare on Twitter

Marrëveshje ndërkombëtare që do ta firmosë IRJM dhe do të dorëzohet deri te të gjithë organizatat ndërkombëtare (NATO, BE dhe KB) është plani alternativ që ndodhet në tryezën e negociatave, në qoftë se nuk është e mundur menjëherë të bëhen ndryshime kushtetuese, gjegjësisht para Samitit të NATO-s në korrik, shkruan gazeta greke “Katimerini”.

Siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, gjatë 24 orëve të kaluara gazeta greke në dy tekste të ndryshme, të nënshkruara nga dy gazetarë të ndryshëm publikoi dy skenarë të ndryshëm në qoftë se deri te Samiti i NATO-s, Maqedonia nuk arrin të përfundojë me ndryshimet kushtetuese që i kërkon Athina.

Në tekstin e sotëm me titull “Plan B që të zhbllokohet çështja e Shkupit”, gazetari shkruan se pala greke shqyrton 2 opsione, njëra të ketë ndryshim kushtetues para Samitit të NATO-s në korrik, ndërsa sipas tjetrit, bëhet fjalë për plan alternativ në qoftë se nuk është tërheqëse menjëherë të bëhen ndryshime kushtetuese.

“Skenari i dytë është ai me Marrëveshjen ndërkombëtare që do ta firmosë IRJM dhe do të dorëzohet deri te të gjithë organizatat ndërkombëtare (NATO, BE dhe gjithsesi KB). Përmes këtij teksti juridik, vendi fqinj, në esencë obligohet t’i bëjë këto ndryshime që janë të domosdoshme që të plotësohen kushtet e marrëveshjes përfundimtare midis Greqisë dhe IRJM-sëm midis të cilëve gjithsesi se është inkuadruar edhe kushti erga omnes, përdorim gjithëpërfshirës edhe brenda edhe jashtë”, shkruan gazeta greke.

Dje, madje, “Katimerini” në tekstin e nënshkruar nga një tjetër gazetar, doli me tjetër skenar – Maqedonia të marrë raport “të sendërtuar” me Aleancën dhe integrim të kompletuar pas përfundimit të ndryshimeve kushtetuese.

“Në thelbin e negociatave ndodhet propozimi sipas të cilit në marrëveshjen ndërkombëtare të së dy vendeve do të ndërmerret obligimi për ndryshim të Kushtetutës së IRJM-së, si dhe për rregullim të procedurave adekuate. Në bazë të marrëveshjes, në Samitin e NATO-s në korrik, IRJM-së do t’i jepet raport ‘i sendërtuar’ me Aleancën Veri-atlantike, por edhe obligim i qartë për integrim të plotë sapo të përfundohet me revizionin kushtetues”, shkroi dje “Katimerini.


Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Tags: BEGreqiKBMaqedoniNATOsamit
Next Post
Padi Penale për Todorovin për “punë jo etike në detyrë”

Padi Penale për Todorovin për "punë jo etike në detyrë"

Prokuroria gjermane kërkoi ekstradim të Puxhdemonit në Spanjë

Prokuroria gjermane kërkoi ekstradim të Puxhdemonit në Spanjë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom