• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Shekerinska: Definohen reformat në mbrojtje për vitet në vazhdim

April 2, 2018
in BALLINA, LAJME
Shekerinska: Definohen reformat në mbrojtje për vitet në vazhdim
Share on FacebookShare on Twitter

Në dhjetë ditët e ardhshme dhe zyrtarisht do të fillojë procedura për blerjen e uniformave për të gjithë pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë njoftoi sot Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në shënimin e Ditës së Brigadës së parë të mekanizuar këmbësorike “Strasho Pinxhur” në Petrovec.

“Në rrjedhë janë bisedimet të cilat do t’i definojnë reformat në mbrojtje në vitet e ardhshme. Këto reforma janë të nevojshme dhe bëhen që Armata e Maqedonisë të funksionojë më mirë, ndërsa puna e ushtrisë do të vlerësohet më shumë. Unë si ministre garantoj se të drejtat tuaja, mundësitë për avancim, mundësitë për t’u vlerësuar mundi juaj do të jenë të garantuara”, tha Shekerinska.

Ajo kujtoi se të shtunën është shpallur konkursi i parë nga tre konkurset të cilat do të shpallen gjatë këtij viti për pranimin e 375 ushtarë të rinj profesionistë të cilët do të pranohen në ARM, me qëllim, siç tha, për ta rinovuar dhe për të garantuar rritjen afatgjate dhe zhvillimin e ARM-së.

“Qëllimi jonë i vetëm do të jetë që me çdo masë të ndërmarrë të rrisim kushtet për punë. Kemi rritur buxhetin në mbrojtje për 15 për qind dhe ai është vetëm hapi i parë që në vitin 2019 do të përforcohet më tej me 0,2 për qind pikë përqindjeje nga BPV-ja”, theksoi Shekerinska dhe shtoi se tanimë janë kryer më shumë rikonstruksione në konstruksionet e çatisë në më shumë objekte të Armatës, si dhe janë siguruar mjete për pajisje themelore e cila me planifikimin e investimeve në të ardhmen nuk do të jetë probleme në Armatë.

Komandanti i Brigadës së parë të mekanizuar këmbësorike, gjenerali Mirçe Gjorgjoski, tha se viti i fundi për pjesëtarët e brigadës ke qenë i mbushur me numër të madh të detyrave komplekse, ndërsa një nga ato është edhe angazhimi i përhershëm i personelit në kuadër të asistencës së policisë kufitare, e cila edhe gjatë vitit 2017 ka qenë një nga detyrimet më kryesore.

“Dua ta veçoj angazhimin e pjesëtarëve të Brigadës së parë të këmbësorisë së mekanizuar në muajt e verës, kur së bashku me pjesëtarët tjerë të ARM-së pa u kursyer kanë ndihmuar në shuarjen e pyjeve të djegura në komunën Makedonski Brod. Më duhet që të përmend dhe pjesëmarrjen në pesë stërvitje ndërkombëtare nga të cilat veçanërisht kisha veçuar kontributin në stërvitjen më të madhe të NATO-s në UEJL, guardiani kibernetik”, theksoi Gjorgjoski.

Ai e potencoi rëndësinë, siç tha, të njohur nga larg “akrepat” e famshme dhe “leopardë” të cilët si pjesë integrale e Brigadës së parë të këmbësorisë së mekanizuar, më shumë vite marrin pjesë në misione ndërkombëtare ku valon flamuri i Republikës së Maqedonisë duke i dhënë kontribut të rëndësishëm për luftën kundër terrorizmit dhe ndërtimit të paqes botërore.

Me vendim të Presidentit të Republikës së Maqedonisë për Ditë të  Brigadës së parë të  mekanizuar këmbësorike është caktuar 2 prilli, si datë ku kjo njësi është transformuar në përputhje me strukturën e re organizative-formuese të ARM-së.


Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Tags: ARMMinistria e Mbrojtjesreformashekerinska
Next Post
Gruevski e pranon se do të kishte ikur nga Maqedonia, nëse ka dëshmi kundër tij

Gruevski e pranon se do të kishte ikur nga Maqedonia, nëse ka dëshmi kundër tij

Liberalizim të vizave dhe ndryshime ligjore për efekte më të mëdha në turizëm

Liberalizim të vizave dhe ndryshime ligjore për efekte më të mëdha në turizëm

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom