• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Më 10 prill seancë për mosbesim të Qeverisë, deri më 13 prill do të vendoset pakoja reformuese

April 2, 2018
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Share on FacebookShare on Twitter

Seanca e Kuvendit në të cilën do të përcaktohen ligjet reformuese duhet të mbahet më 10 ose 11 prill. Kjo është një nga konkluzionet e takimit të sotëm të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi me koordinuesit e grupeve të deputetëve, në të cilin  nuk mori pjesë përfaqësuesi i opozitës VMRO-DPMNE.

Kthimi i opozitës në punën e Parlamentit ishte paralajmëruar mbrëmë  nga lideri i opozitës Hristian Mickoski, por siç potencojnë nga grupi i deputetëve ata do të kthehen në Kuvend me një pikë, ndërsa ajo është interpelanca e Qeverisë.

Pritjet janë se këto ditë VMRO-DPMNE do ta përgatisë propozimin, por nuk dihet  se kur do të dorëzohet deri në arkivin e Parlamentit. Seanca duhet të caktohet  më së voni në afat prej tri ditësh pas dorëzimit.

Nga VMRO-DPMNE megjithatë thonë se pritjet e tyre janë se seanca për mosbesim të Qeverisë  do të ishte pas Pashkëve.

Nëse do të marrin pjesë në seancë me ligjet reformuese,  për të cilat Mickovski mbrëmë tha se pothuajse janë harmonizuar, prej atje thonë se do të marrin pjesë përderisa paraprakisht mbahet seanca për interpelancë të Qeverisë.

Ajo do të thotë se përderisa grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së e parashtron iniciativën për interpelancë të Qeverisë para Pashkëve seanca do të caktohet më 10 prill, ndërsa menjëherë pastaj më 11 prillit do të caktohet seanca për ligjet reformuese.

Nga shumica qeveritare brifojnë se duan këto ligje të vendosen deri më 13 prill, para Raportit për progresine vendit më 17 prill.


Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Tags: impiçmentKuvendpakoja reformuesetakim
Next Post
Tramp e ftoi Putinin në takim në Shtëpinë e Bardhë

Tramp e ftoi Putinin në takim në Shtëpinë e Bardhë

Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom