Piter Vanhatute, diplomat belg, ish deputet në Parlamentin Federal të Belgjikës, ndërmjetësues, I specializuar për konflikte politike, ish ndërmjetësues evropian në krizën maqedonase në vitin 2015, është një prej diplomatëve më të popullarizuar i huaj në shtet. Ai manifeston përkushtim në kontinuitet t’i ndihmoj shtetit të nis në drejtimin e duhur – demokraci dhe sundimi i së drejtës. Këta ditë, misioni i tij është t’i këshilloj aktorët kryesorë për hapat urgjente të cilët duhet të ndërmiren në drejtim të reformave demokratike në shtet.
Z. Vanhaute, cili është vlerësimi juaj për ndodhitë e tanishme në shtet, veçanërisht në raport të praksave dhe politikave të qeverisë?
VANHAUTE: Do të thoja se ka progres, në krahasim me atë ku ishim para një viti. Punët definitivisht janë të ndryshme. Atmosfera është më e relaksuar. Shoh shumë iniciativa që vijnë nga qeveria dhe të cilat zhvillohen, por ajo nuk mjafton. Flitet për anëtarësim në BE, flitet për anëtarësim në NATO, flitet edhe për kontestin për emrin, e gjithë kjo është shumë e rëndësishme, qeveria duhet të punoj në gjithë këtë.
Por, ajo që unë mendoj se mungon është se fillimisht duhet të punohet në prioritetet e vërteta” njerëzit brengosen për zhvillimin ekonomik, për mbrojtjen shëndetësore, për arsimin. Këta punë janë në zemrën e shoqërisë tuaj dhe përderisa nuk mund t’i përmirësoni, atëherë ekziston problem i madh.
Cilat janë rekomandimet urgjente, hapat urgjente të cilat qeveria duhet t’i ndërmerr në raport me gjithë atë?
VANHAUTE: Do të doja ta shoh qeverinë të del me strategji të qartë. Ata fillimisht duhet t’i definojnë prioritetet dhe të thonë – në periudhën e ardhshme do të fokusohemi në atë, kjo dhe kjo – arsim, mbrojtje shëndetësore, zhvillim ekonomik. Mendoj se këta janë pyetjet më të rëndësishme në listën. Ndërsa pastaj duhet të dilet me plane konkrete për atë se si do ta përmirësojnë situatën. Dhe jo vetëm prej zyreve të tyre këtu në Shkup, por duhet të udhëtojnë nëpër tërë shtetin, të bisedojnë me njerëzit, të kuptojnë saktësisht cilat janë problemet dhe çka mundet të bëhet në afat sa më të shkurtë të mundshëm. Jo në njëzet vitet e ardhshme, por tani. Duhet të veprojmë tani. Mendoj se kjo është shumë urgjente.
Çka duhet ne si shoqëri qytetare të bëjmë?
VANHAUTE: Shoqëri qytetare, ideale, duhet të jetë në mes, ndërmjet qeverisë dhe qytetarëve. Por, ju definitivisht jeni në anën e qytetarëve, ashtu që, nga njëra anë, duhet ta forconi vetëdijen ndërmjet qytetarëve, ti mobilizoni njerëzit në raport me nevojat e tyre urgjente dhe t’u thoni – ejani tani të shkojmë në qeveri dhe t’i themi çka dëshirojmë urgjentisht të bëhet.
Xhabir Deralla
Kamerë: Atanas Petrovski
Foto: Biljana Jordanovska