• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Financimi i RTVM-së dhe zgjedhja e këshillave, vërejtje kryesore në Ligjin për ASHAAM

March 27, 2018
in BALLINA, LAJME
Financimi i RTVM-së dhe zgjedhja e këshillave, vërejtje kryesore në Ligjin për ASHAAM
Share on FacebookShare on Twitter

Propozim-ndryshimet e Ligjit për shërbime audio dhe audio-vizuale mediale të cilat kaluan në mbledhje qeveritare dhe tani janë në procedurë kuvendore, sot u shqyrtuan në debat publik që e organizoi Komisioni kuvendor për çështje evropiane.

Vlerësimi i përgjithshëm i pjesëmarrësve është se propozim-ndryshimet janë në drejtim të përmirësimit dhe rregullimit të sferës mediale, por vërejtjet kryesisht lëvizin në drejtim të financimit të servisit publik radiodifuziv dhe zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit në Agjencinë për mediume dhe Këshillin programor të Radio Televizionit të Maqedonisë.

Sipas Naser Selmanit nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), mjetet e planifikuara për financim të Radio Televizionit të Maqedonisë nuk janë të mjaftueshme në mënyrë që ai të mund t’i realizojë programet për të cilat tani është i obliguar në pajtim me ligjin, ndërkaq ku mbeten obligimet të cilat duhet në të ardhmen t’i përmbushë me hapjen e kanalit 24-orësh në gjuhën shqipe dhe kanalin për bashkësitë pakicë.

“Në vitin 2016 Radio Televizioni i Maqedonisë pati rreth 20 milionë euro, ndërkaq nëse miratohet ky ligj, do të ketë 15 milionë euro. Si me më pak para mund të bëjmë servis publik më të mirë dhe më cilësor. Në Radio Televizionin e Maqedonisë mosha mesatare e të punësuarve është 58 vjeç. Nëse dëshironi program cilësor, duhet të punësoni njerëz. Radio Televizioni i Maqedonisë nuk ka rrjet korrespondentësh”, tha Selmani.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski theksoi se ka mendime të ndryshme rreth financimit të servisit publik radiodifuziv dhe se Qeveria ka bazë për ta ndihmuar në pikëpamje të furnizimit të pajisjes, por se qytetarët duhet të dinë se ku po shpenzohen paratë e tyre.

“Ne jemi të gatshëm dhe kemi bazë mbi të cilën mund ta ndihmojmë Radio Televizionin e Maqedonisë në pjesën e furnizimit të pajises dhe teknikës së re, por duhet të ketë analizë të brendshme të menaxhmentit dhe të dimë se për çka shpenzohen paratë”, theksoi Mançevski.

Një pjesë e vërejtjeve ishin se edhe me zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Agjencisë për mediume nga ana e Kuvendit lihet mundësi për marrëveshje politike rreth asaj se kush do të kudjeset për pavarësinë e mediumeve, ndaj çka ministri i angazhuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski theksoi se zgjedhja e anëtarëve në këshillat me shumicë prej dy të tretash nuk do tëp thotë pazar politik, por konsensus politik.

“Procesi është publik dhe u bëj thirrje të gjithëve ta ndiqni me shumë kudjes. Nëse strukturat politike kërkojnë të imponojnë ndonjë ndikim dhe mendim të vetin, atë ta pamundësoni ju mediumet dhe opinioni”, porositi ministri Popovski.

Një nga vërejtjet ishte se duhet edhe orientimi seksuaë të jetë pjesë e nenit në ligj ku ndalohen programet të cilat nxisin lloje të ndryshme të diksriminimit.

Propozim-ligji duhet të shqyrtohet edhe në Komisionin kuvendor për transport, lidhje dhe ekologji.


Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Tags: ashaamRTVMShGM
Next Post
MPPS: Janë konfirmuar shkelje të ligjit, do të ketë padi kundërvajtëse dhe penale për rastin R.I

Carovska: Paga minimale i dha rezultatet e pritura

Zaev-Knajsëll: Interes për investime të reja austriake në Maqedoni

Zaev-Knajsëll: Interes për investime të reja austriake në Maqedoni

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom