Shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias sot dhe nesër do të ketë takime me kolegun e tij nga Maqedonia Nikolla Dimitrov, me kryeministrin Zoran Zaev, me zëvendëskryeministrin Bujar Osmani, me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe me liderët e BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së Ali Ahmeti dhe me Hristijan Todorovski.
Koxias nuk do të takohet me presidentin Gjorge Ivanov, ndërsa kjo, siç thonë në Kabinetin e shefit të shtetit, as nuk është kërkuar nga pala greke.
Ministri grek i Punëve të Jashtme duhet të mbërrijë pasdite rreth orës 18 në aeroportin ndërkombëtar Shkupi me fluturim të drejtpërdrejtë nga Athina, pas një pauze 12 vjeçare.
Është paraparë Koxias pas mbërritjes të ketë darkë pune me Dimitrovin. Takimet zyrtare të Koxiasit janë paraparë për nesër. Në takimet pritet të bisedohet për pozicionet e Shkupit dhe Athinës pas shkëmbimit reciprok të projekt-marrëveshjeve për zgjidhjen e çështjes së emrit, për të cilat, shefi i diplomacisë së Maqedonisë Dimitrov, të hënën tha se dallohen nga njëra-tjetra.
Mediat greke në kontekst së vizitës së Koxiasit publikojnë se pas këmbimeve të projekt-marrëveshjeve, negociatat për emrin hyjnë në një fazë kyçe. Pika më kontestuese midis Athinës së Shlupit janë kërkesa greke për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë, spektrit të përdorimit të emrit të ri, por edhe identiteti.
Nga pala e Maqedonisë, ndërkaq, si publikoi MIA, shumë herë është theksuar se duhet të gjendet zgjidhje dinjitoze për emrin me respektimin i identitetit, pa ndryshime të Kushtetutës.
Pas bisedimeve dyditore në Shkup, ministrat e punëve të jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias do të kenë takim të ri më 30 mars në Vjenë në të cilin do të jetë edhe ndërmjetësuesi i KB-së, Methju Nimic.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.