Kuvendi sërish pret një javë të pasigurt duke pasur parasysh paralajmërimet jozyrtare se nga mesi i javës do të mund sërish të caktohet seanca e 32-të ku në rend dite janë mbi 35.000 amendamente të opozitës për Ligjin për përdorimin e gjuhëve.
Zyrtarisht në faqen e internetit të Kuvendit janë caktuar seanca vetëm për sot, ndërsa për shkak të aktiviteteve lidhur me shënimin e 75-vjetorit nga dëbimi, takimi i rregullt javor i kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi me koordinatorët e grupeve të deputetëve do të mbahet me siguri nesër.
Atëherë do të duhej të jetë më e qartë nëse dhe kur do të mbahet seanca plenare për amendamentet e ligjit me të cilin avancohet përdorimi i gjuhës shqipe, vazhdimi i të cilës fillimisht duhej të mbahet të martën e kaluar. Tentimi dështoi për shkak të se nuk u arrit marrëveshje midis deputetëve të shumicës qeveritare LSDM dhe BDI për atë nëse do të shqyrtohen amendamentet, si të zhvillohet kjo apo thjesht të votohet vetëm për ligjin.
Pas këtij tentimi Xhaferi u dha një javë partive politike, siç tha, të dakordohen si do të veprojnë që të dilet nga kjo situatë e cila do të mund disa muaj ta bllokojë punën e Parlamentit.
Informacione zyrtare nëse dhe çfarë janë dakorduar partnerët e koalicionit LSDM dhe BDI tani për tani nuk ka.
BDI nuk tërhiqet nga kjo se ligji duhet të miratohet ashtu siç ishte votuar para se të kthehet në Kuvend në lexim të tretë nga ana e presidentit Gjorge Ivanov. Ata nuj duan intervenim të amendamenteve në ligjin.
Deputetët e LSDM-së pohojnë se sërish do të votojnë për ligjin, por theksuan se për amendamentet duhet të veprohet në pajtim me Rregulloren e Kuvendit. Grupi i deputetëve thirri dialog.
VMRO-DPMNE-ja opozitare, e cila i parashtroi amendamentet, mbetet në qëndrimin e saj se nuk do t’i tërheqë, se ligji është jokushtetues, ndërsa dje lideri i kësaj partie Hristian Mickovski edhe një herë kërkoi nga kryeministri dhe lider i LSDM-së qeveritare Zoran Zaev ta tërheqë ligjin nga Kuvendi, ndërsa në zëvendësim ta marrë mbështetjen e tyre për ligjet për reforma. LSDM-ja ia ktheu se “duke e bllokuar Ligjin që ata e pranuan me shpresë se do të formojnë Qeveri, megjithatë i bllokojnë reformat që e pengojnë zhvillimin e Maqedonisë”.
Kryetari i Kuvendit Xhaferi gjatë vizitës së paradokohshme në Tetovë nuk tregoi se cilat do të jenë hapat e tij të ardhshëm lidhur me miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, por vetëm theksoi se gjithçka do të jetë në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.
“Lidhur me këtë çështje, kryetari i Kuvendit nuk ka plane A, B, C, D…Kryetari i Kuvendit para vetes ka Kushtetutë dhe Rregullore për punë të Kuvendit. Dhe kjo do të thotë se atje është rregulluar gjithçka”, tha Xhaferi duke shtuar se marrëveshjet janë punë e partive politike.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.