Civili organizon punëtori “Karta qytetare – Çfarë ka për mua këtu?” sot, më 9 mars 2018, në sallën e konferencave në Komitetin në Kumanovë, me fillim në ora 14.
Punëtoria u kushtohet mundësive për bashkëpunim me sektorëve dhe partneriteteve mes shoqërisë qytetare, pushtetit lokal dhe qendror, mediave, biznes qendrave dhe partive politike në sferën e pjesëmarrjes qytetare në proceset e vendimmarrjes në nivel lokal dhe nacional.
Kjo punëtori është përgatitje për konferencën kushtuar Kartës Qytetare e parashikuar për 28 mars. Aktivitetet lidhur me Kartën Qytetare i mbështeti kryetari i komunës Kumanovë Maksim Dimitrievski, si dhe këshilli i komunës, disa media dhe organizata qytetare nga Kumanova. Pritet pjesëmarrja e përfaqësuesve të tyre në punëtorinë.
“Karta Qytetare – Çfarë ka për mua këtu?” është projekt pilot përmes të cilit Civili do të vazhdojë me promovimin e Kartës Qytetare në një mënyrë ndryshe. Me projektin do të hulumtohen mundësitë për vendosjen e bashkëpunimit mes sektorëve dhe partneriteteve për miratimin dhe zbatimin e vazhdueshëm të Kartës Qytetare.
Qëllimi i projektit është që palët e prekura në shoqërinë qytetare, pushtetit lokal dhe qendror, mediat, biznes komuniteteve dhe partive politike, të njihen me përmbajtjen e Kartës Qytetare dhe të diskutojnë për miratimin dhe shfrytëzimin e këtij dokumenti, si dhe për mundësitë për bashkëpunim dhe partneritet.
Karta Qytetare do të promovohet edhe përmes stendave informative dhe anketave me qytetaret dhe qytetarët në Shkup dhe Kumanovë. Civili e ka përkthyer dokumentin në shumicën e gjuhëve që fliten në Republikën e Maqedonisë dhe i dorëzoi deri te të gjitha organizatat ndërkombëtare të cilat e udhëheqin këtë iniciativë globale. Një pjesë nga këto materiale shumëgjuhëshe të Civilit janë të botuara në më tepër ueb faqe nëpër botë.
Projekti është i mbështetur nga Qendra ndërkombëtare për shoqëri qytetare.