• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Partitë kanë kohë një javë të gjejnë zgjidhje për Ligjin për gjuhët

March 7, 2018
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Xhaferi: Opozita të kthehet në Parlament, Maqedonisë nuk i duhen zgjedhje
Share on FacebookShare on Twitter

Pa marrëveshje politike dhe me prolongimin e tanipërtanishëm zyrtar njëjavor të zgjidhjes për problemin me mbi 35.000 amendamentet për Ligjin për përdorimin e gjuhëve përfundoi tentimi i djeshëm tërëditor për evitimin e bllokimit të Parlamentit.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi mbrëmë tentoi të sqarojë përse dje nuk erdhi deri te zgjidhja për amendamentet për Ligjin për gjuhët, me të cilin avancohet përdorimi i gjuhës shqipe.

Xhaferi tha se nuk ka pasur vota të mjaftueshme për të vazhduar procedura sepse disa nga deputetët e LSDM-së u deklaruan se nuk do ta votojnë ligjin.

Xhaferi në emisionin “200” në TV Alsat tha se është i gatshëm të caktojë edhe një mbledhje në të cilën drejtpërdrejtë do të votohet për miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, pa u pranuar, me atë rast, shqyrtimi i 35 mijë amendamenteve të cilat VMRO-DPMNE-ja opozitare i parashtroi. Sipas Xhaferit, VMRO-DPMNE do të ketë të drejtë për vërejtje procedurale. Paralajmëroi se Kuvendi nuk guxon të jetë peng për askë.

Kryetari i Kuvendit u dha kohë një javë partive politike të gjejnë zgjidhje, sepse mundësitë të cilat i ka pasur ai si kryetar janë shterur.

Edhe krahas mospajtimeve lidhur me vendimin për mbi 35.000 amendamente, sipas Xhaferit koalicioni në pushtet nuk është i rrezikuar dhe do të vazhdojnë të gjitha proceset të cilat shumica parlamentare i ka në Kuvend, ndërkaq nga të cilat varet edhe funksionimi dhe mbështetja për vetë Qeverinë e kryeministrit Zaev.

Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare dje theksuan se është kërkuar t’i tërheqin amendamentet, gjë që ata refuzuan, se problemi për mosfillimin e mbledhjes u krijua mes BDI-së dhe LSDM-së.

Deputetët e LSDM-së, ndërkaq, theksuan se dëshirojnë zgjidhje e cila do të brenda Rregullores, përkatësisht të hapet debat për amendamentet, e jo ashtu siç propozuan nga BDI.

Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

 

Tags: Kuvendligji per gjuhetzgjidhje
Next Post
Një foshnje ka vdekur në spital, ishte sjellur me kafkë të thyer

Një foshnje ka vdekur në spital, ishte sjellur me kafkë të thyer

Është gjetur 12-të vjeçari nën përkujdesje në Shtëpinë “25 Maji”

Është gjetur 12-të vjeçari nën përkujdesje në Shtëpinë "25 Maji"

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom