• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Kuvendi miratoi Deklaratë me rastin e 75-vjetorit nga deportimi i hebrenjve nga Maqedonia

March 5, 2018
in BALLINA, LAJME
Kuvendi miratoi Deklaratë me rastin e 75-vjetorit nga deportimi i hebrenjve nga Maqedonia
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Maqedonisë sot miratoi Deklaratë me rastin e 75-vjetorit nga deportimi i hebrenjve nga Maqedonia në kampin vdekjes Treblinka.

Kuvendi, siç shpjegoi koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së Tomisllav Tuntev, miraton në përkujtim të 7.144 hebrenjve të cilët janë deportuar nga Maqedonia. Me Deklaratë u bëhen nderime hebrenjve nga Maqedonia dhe u vlerësohet kontributi dhe rëndësia që e kanë për shtetin.

Miratimi i kësaj deklarate, theksoi Tuntev, vjen si pasojë e karakterit multikulturor dhe multikonfesional të shoqërisë së Maqedonisë dhe duke e pasur parasysh kontributin e pjesëtarëve të bashkësisë hebraike në zhvillimin e përgjithshëm të Republikës së Maqedonisë, si dhe faktin që kjo paraqet pjesë e rëndësishme e historisë dhe traditës, ndërsa përmes gjeneratës së re është pjesë e të tanishmes dhe ardhmërisë së shtetit.

Më 11 mars të këtij viti, thuhet në Deklaratë, mbushen 75 vite nga deportimi i 7.144 hebrenjve nga territori i Republikës së tanishme të Maqedonisë ose 98 për qind e popullatës hebraike në atë periudhë nga ana e nazistëve dhe aleatëve të tyre në kampin e vdekjes Treblinka  nga i cili asnjëri prej tyre nuk u kthye i gjallë.

Me Deklaratë, dënohet holokausti, por edhe mohimi i tij dhe devijimi. Apelohet që në të gjithë aktivitetet dhe projektet të cilat u dedikohen temave të lidhura me Holokaustin fokusi të vendoset tek gjeneratat e reja dhe inkuadrimi i tyre më i madh në të njëjtat, ndërsa me qëllim që Holokausti ose cilido qoftë gjenocid tjetër asnjëherë të mos përsëriten.

Ajo do të dorëzohet deri te Kneseti i Shtetit të Izraelit, KB, Këshilli i Evropës, OSBE, Parlamenti Evropian, Aleanca ndërkombëtare për përkujtim të holokaustit, Kongresi hebraik botëror dhe organizata të tjera relevante ndërkombëtare.


Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Tags: DEKLARATËhebrejholokaustKuvend
Next Post
Gati projekti për ndërtimin e autostradës Shkup – Bllacë

Gati projekti për ndërtimin e autostradës Shkup - Bllacë

Mediat on-lajn më joprofesionale, KEMM vendos rregulla të veçanta

Mediat on-lajn më joprofesionale, KEMM vendos rregulla të veçanta

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom