• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Ciprasi me siguri të enjten do t’i publikojë ndryshimet në Qeveri

February 27, 2018
in BALLINA, LAJME, RAJON
Ciprasi me siguri të enjten do t’i publikojë ndryshimet në Qeveri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri grek Aleksis Cipras me siguri të enjten do t’i publikojë ndryshimet në Kabinetin e tij, pas dorëheqjeve të ministrit të Ekonomisë Dimitris Papadimitriu dhe bashkëshortes së tij Rania Antonopulu, zëvendësministre e Punës, lajmëroi botimi elektronik i gazetës “Vima”.

Ministri grek i Ekonomisë Dimitris Papadimitriu sot dha dorëheqje, pasi bashkëshortja e tij Rania Antonopulu, zëvendësministre e Punës, Sigurimit Social dhe Solidaritetit Social, mbrëmë dha dorëheqje pas skandalit për marrje të kompensimit për marrjen e banesës me qira. Televizioni shtetëror grek ERT lajmëroi se Papadimitriu ka dhënë dorëheqje për shkak të ngushëllimit ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas mediave greke Antonopulu dhe Papadimitriu konsiderohen ndër më të pasurit në Qeverinë e majtë të kryeministrit Aleksis Cipras.

Mediat greke  zbuluan se Antonopulu, e cila nga viti 2015 është e angazhuar për papunësinë, ka kërkuar kompensim për marrje të banesës me qira në Athinë, edhe krahas të dhënave në raportin vjetor se posedon gjysmë milionë euro. Ajo në dy vitet e fundit nga Qeveria ka marrë ndihmë prej 23.000 euro për marrje të banesës me qira. Antonopulu ka deklaruar se nuk ka dashur të abuzojë, por e ka shfrytëzuar kompensimin sepse ka pasur të drejtë për të. Ajo ka thonë se do t’ia kthejë paratë shtetit.

Mediat pohojnë se sipas deklaratës për të ardhura,  Antonopulu dhe bashkëshorti i saj Papadimitriu, në vitin 2015 kanë pasur të ardhura prej 450.000 euro dhe posedojnë pothuajse gjysmë milionë euro në depozita bankare, si dhe pronë në Greqi dhe jashtë.

“Vima” shkruan se nuk janë të sigurta edhe pozicionet e ministrave të Çështjeve  Detare, të Kulturës, të Politikës Migruese, të dy zëvendësministrave të Punëve të Jashtme, të ministrit të Punëve të Brendshme, të ministrit të Arsmit dhe ndoshta të edhe dy ministrave apo tre zëvendësministrave.

Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Tags: ciprasGreqindryshimeqeveri
Next Post
Shërbimet “të befasuar” – nxënësit pastrojnë borën

Shërbimet “të befasuar” – nxënësit pastrojnë borën

Katër opsione, përgënjeshtrim, protesta, pozicionime

Katër opsione, përgënjeshtrim, protesta, pozicionime

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom