• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Përmbledhje me poezi nga Lulzim Haziri “Kur dashuria harxhohet si shkumës”

February 26, 2018
in BALLINA, KULTURË, LAJME
Përmbledhje me poezi nga Lulzim Haziri “Kur dashuria harxhohet si shkumës”
Share on FacebookShare on Twitter

Shtëpia botuese “Goten”, më 28 shkurt, me fillim në orën 20, në hapësirat e “Kino Kultura”, do të  promovojë përmbledhjen me poezi “Kur dashuria shkrihet si shkumës” të Lulëzim Hazirit. Promotorë të botimit do të jenë akademiku Luan Starova dhe Salajdin Salihu. Përkthimi i poezive nga shqipja në maqedonishte është i Lindita Ahmetit.

Sipas Salajdin Salihut, recensues i “Kur dashuria harxhohet si shkumës”, të shkruash për poezitë e Hazirit, do të thotë, që në fillim, të jesh  i kujdesshëm në zgjedhjen e mënyrës së shkrimit dhe t’i shmangesh çdo lloji konformizmi. Haziri është një zë ndryshe në poezinë shqiptare, një krijues që sjell diçka të re në poezinë shqiptare. Haziri poezisë shqiptare ia sjell ndjeshmërinë urbane, trajtimin e motiveve që janë hasur në letërsinë botërore, por që nuk ishin aq të pranishme në letërsinë shqipe.

Poezia e Lulëzim Hazirit është përkthyer në disa gjuhë, është përfaqësuar në disa antologji kombëtare dhe të huaja. Për punën e tij kanë shkruar kritikët shqiptarë dhe të huaj. Është quajtur “poeti i pjekur me rock’n’roll, i cili qëndron në anën tjetër të normave” (M. Limani); “poet i cili krijon nëpërmjet hipersensibilitetit, i cili krijon autonomi tematike, i cili ka pikëpamje autentike ndaj problemeve dhe pavarësisë në shprehje” (Ramadan Musliu); “poet i cili ka ndërtuar ‘një utopi të re’ – letërsi shqiptare me autostrada!” (Migjen Kelmendi); “poet i cili krijon një figurativitet që fokuson një situatë, një ambient dhe nëpërmjet një imazhi global komunikon me botën e vet të shqetësuar” (Ali Aliu); “poet i cili përfaqëson gjeneratën e mbushur me dëshpërim të thellë dhe me zhgënjim, me vlera morale, profesionale, politike dhe atdhetare të brezit më të vjetër” (Abdullah Konushevci).

Lulëzim Haziri ka lindur në vitin 1962 në Gostivar. Deri më tani ka botuar katër përmbledhje poezish dhe dy libra me ese dhe kolumna. Vjershat e tija janë përkthyer në anglisht, frëngjisht, rumanisht, kroatisht dhe maqedonisht. Është aktiv në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Publikimi i librit mbështetet nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë, në kuadër të Programit Vjetor për vitin 2017.

Tags: "Kur dashuria shkrihet si shkumës"Lulzim Haziripërmbledhjepoezipromovim
Next Post
Shembet dheu në rrugën rajonale Gostivar-Sërmnovë

Shembet dheu në rrugën rajonale Gostivar-Sërmnovë

“Ta nea”: Emrat në draft marrëveshjen janë maqedonisht, pa përkthim dhe të shkruar në një fjalë

"Ta nea": Emrat në draft marrëveshjen janë maqedonisht, pa përkthim dhe të shkruar në një fjalë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom