• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Zaev në Berlin në takim me Merkelin dhe Shtajnamerin

February 21, 2018
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Zaev në Berlin në takim me Merkelin dhe Shtajnamerin
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Zoran Zaev  sot në Berlin do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe me presidentin e Gjermanisë Frank Valter Shtajnamer.

Zaev e kryeson delegacioni qeveritar, i cili  është për vizitë zyrtare Gjermani, ndërsa në përbërje të delegacionit janë edhe nënkryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes Radmila Shekerinksa, nënkryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov.

Pas takimit, ashtu siç kumtoi pres shërbimi qeveritar kancelarja Merkel dhe kryeministri Zaev do të kenë konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë vizitës në Berlin, Zaev është parashikuar të takohet edhe me Folker Trir, zëvendëskryetarin e Unionit  të Odave gjermane për Industri dhe Tregti.

Zaev do të mbajë edhe fjalim në zyrën qendrore të Fondacionit “Fridrih Ebert”.

Zaev dhe delegacioni qeveritar, vizitën njëditore zyrtare në Berlin do ta përfundojnë me  darkë të bashkë-organizuar nga Instituti Aspen në Gjermani, në të cilën janë të ftuar ministri i Punëve të Jashtme Zigmar Gabriel dhe deputetë nga Bundestagu gjerman nga parti të ndryshme, të cilët kanë interes për Republikën e Maqedonisë, për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në dhe për NATO integrimet  e vendeve në rajon.

Takimi i parë bilateral i kryeministrit Zaev me kancelaren gjermane Merkel u mbajt në Trieste, në korrik të vitit të kaluar, në margjinat e Samitit “BE-Ballkani Perëndimor”.

Merkel atëherë shprehu përkrahje për Qeverinë e re të Maqedonisë për vendosmëri për reformat thelbësore dhe për përcaktimin e integrimit të Republikës së Maqedonisë në BE.


Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Tags: BerlinFridrih EbertMerkelNATO integrimShtajnamerZaev
Next Post
Koxijas e ka informuar Ciprasin për zhvillimin e negociatave për emrin

Koxijas e ka informuar Ciprasin për zhvillimin e negociatave për emrin

Cvetanoska: Gazetarët duhet të luftojnë për të drejtat e tyre

Cvetanoska: Gazetarët duhet të luftojnë për të drejtat e tyre

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom