• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Kuvendi në mungesë të kuorumit zgjodhi tre nënkryetarë

February 21, 2018
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Kuvendi në mungesë të kuorumit zgjodhi tre nënkryetarë
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetët Goran Misovski, Frosina Tashevska Remenski dhe Vesel Memedi në kuadër të seancës së 34-t plenare dje u zgjodhën nënkryetarë të Kuvendit. Ata u propozuan me nënshkrime të 20 kolegëve të tyre nga LSDM dhe BDI. Kuvendi, i cili paraprakisht votoi dhe mbi pikën e vetme në rendin ditor të seancës së 26, gjatë tërë ditës punonte me mungesën e kuorumit.

Përzgjedhja e Misovskit, Tashevska Remenskit dhe Memedit kaloi pa diskutim. Votimi i deputetëve për nënkryetarë ishte individualisht,  ndërsa ata ishin zgjedhur me 61 vota “pro” dhe një “abstenim” dhe pa asnjë votë “kundër”.

VMRO-DPMNE-ja opozitare nuk mori pjesë në seancën e 34-t plenare në Kuvend.

Paraprakisht, në kuadër të seancës së 12 në janar të këtij viti deputetët me propozimin e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi votuan vendim që Kuvendi të ketë pesë nënkryetarë. Tre të jenë me propozimin e shumicës qeverisëse, ndërsa dy vende për opozitën gjegjësisht për VMRO-DPMNE dhe Besën. VMRO-DPMNE-ja opozitare doli me qëndrimin se ky vendim është që të plotësohen dëshirat dhe nevojat e partive qeverisëse dhe se pesë nënkryetarët e Kuvendit do të ishte vetëm ngarkesë shtesë financiare.

Për shkak të kësaj VMRO-DPMNE refuzoi që të delegojë kandidatin e saj dhe pamundësia që propozimet të kalojnë filtrin e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve dhe mospjesëmarrjen e saj në punën e Kuvendit, shumica qeverisëse vendosi në përzgjedhjen e tre nënkryetarëve me nënshkrime nga dhjetë deputetë për çdo kandidat.

Deputetët nuk e shqyrtuan propozim vendimin për publikim të konkursit publik për zgjedhje të kryetarit, nënkryetarit dhe gjashtë anëtarëve të KSHZ-së, propozuar nga ana e Antonio Miloshoski, sepse ai nuk ishte i pranishëm në seancë për t’u prononcuar.

Në kuadër të seancës së 34-t u sollën ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtjen e informatorëve, të Ligjit për Avokatin e Popullit, të Kodit Zgjedhor, Ligjit për ngrohje, plotësimet e Ligjit për të punësuarit në sektorin publik dhe për Ligjin e Drejtorisë të së Ardhurave Publike, me procedurë të shkurtuar dhe ligje të tjera, ratifikime dhe interpretime autentike.

Në vazhdimin e parë të seancës, Kuvendi mori vendim që për anëtarë të Komisionit të Agjencisë për postë të emërtohen Bllagov Indov, ekonomist i diplomuar nga Velesi dhe Vladimir Kirovski, inxhinier i diplomuar i arkitekturës nga Shkupi.

Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Tags: 3 nënkryetarëKuvendpa kuorumvotim
Next Post
Euroambasadori Zhbogar për vizitë në Dibër

Euroambasadori Zhbogar për vizitë në Dibër

Në KB fillojnë negociatat për marrëveshje globale për emigrim

Në KB fillojnë negociatat për marrëveshje globale për emigrim

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom