Shkruan: Sasho Ordanoski
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]Ë[/dropcap]shtë ulur Mijallkovi në Marriot dhe ka ftuar një nga një deputet nga kongresi partiak në Vallandovë, që t’i bind të votojnë për Hristijan Mickovskin. Argumentet për këto bindje nuk i kam të njohura deri në fund, por mund të supozohet se vetulla e rreptë e njohur është ngritur dhe lëshuar disa herë gjatë bisedës, posaçërisht në pjesët në të cilat u ka cituar detaje nga dosjet personale dhe kur ka aluduar se “ një nga një, kur të kthehemi në pushtet…”
Jarana, nuk di shumë, por këtë ua garantoj: ky ekip në pushtet mund të kthehet vetëm nëse Maqedoninë e godet meteori nga planeti Miki Maus, nga konstelacioni Nesër- n’- sabah, në galaksinë Maa Ki Dunija!
Megjithatë, edhe nga kjo ka njëfarë dobie, sepse numri i demokratëve dhe reformatorëve në VMRO-DPMNE përnjëherë aq u rrit, sa që partia përgatitet të eksplodojë në qindra pjesë përbërëse, sa që kanë grupe deputetësh në Qeveri.
Madje edhe kopukëve të tillë demokratikë si Ilija, Zmejko, Trajko ose Antonijo më në fund u erdhi nga prapanica në kokë, kështu që në “pesë në dymbëdhjetë” shkruajnë letra dëshpëruese deri te anëtarësia partiake për shpëtimin e…karrierave të veta.
Deri dje nuk donin të dëgjojnë për reformatorët e vërtetë të cilët me muaj i bindin pikërisht për këtë: të ndryshohet Statuti i partisë, që zgjedhja e kryetarit të ri të jetë e drejtë dhe demokratike, partia ta ruan unitetin dhe të kthehet në vlerat euro-atlantike; e tani, kur Grujo i tradhtoi edhe ata, i përshktuajtën kërkesat nga platforma e reformatorëve, dhe përnjëherë, kërkojnë 5000 delegatë në mënyrë plebiscitare ta zgjedhin presidentin e ri të partisë – së paku një e treta nga të nënshkruarit mendoj se nuk do ta presin në liri datën e muajit shkurt, të cilën e propozojnë për tubimin e ri të kongresit.
Në fakt, mendoj se kjo është arsyeja e vërtetë që janë kundër Mickovskit: frikohen se Familja ka bërë ndonjë marrëveshje për shpëtimin e vet, e ata nuk marrin pjesë në atë! Mickovski, të cilin përndryshe njëzëshëm dhe pa bërë zë e zgjodhën për sekretar gjeneral, e nga dje u duket si autsajder i rrezikshëm i cili nuk ka obligim ndaj askujt në veçanti ( përveç ndaj Familjes, edhe pse kjo më duket si llogari pa pronar të kafesë). Kjo e bën të paparashikueshëm dhe i pakontrollueshëm, dhe ngjan si mjaftë ambicioz, me arsimim kompetent teknik. Recetë për katastrofë!
Udhëheqësinë e lartë e kanë në luftë qytetare. Trupat kolektivë partiakë janë në jermi paramortore. Makineria propagandiste u shkatërrua. Mbështetja ndërkombëtare mbeti vetëm nga shoku i tyre Orban dhe ca goditje të rralla mbi shpatull. Personalisht, kanë dhjetëra milionerë, mirëpo paratë tani fshihen nëpër xhepat e fshehtë dhe nën dyshekë, nuk besoj se dikush jep donacione për partinë…
Do të thotë, gjendja është e mjerë. PSP posa i “përshëndeti” me dhjetëra akuza të reja, e deri në Vitin e Ri ka edhe tetë ditë pune të plota! Siç ka nisur, do të duhet të importohen avokatë nga jashtë, që të ketë kush t’i përfaqësojë dhe mbrojë…
Me fjalë tjera, në rastin më të mirë, kur do ta mbajnë kongresin, nuk do të vjen deri te përdorimi i armëve. Në rastin më të keq, do ta zgjedhin Mickovskin për kryetar të ri.