Të nxitur nga kërkesat e Koalicionit O2 dhe nga takimi i anëtarëve të Koalicionit me kryeministrin Zaev, CIVIL – Qendra për Liri i mbështetë fortë aktivitetet e planifikuara të cilat dalin nga kërkesat e dërguara në Qeveri.
Civili në tërësi pajtohet me dokumentin e dorëzuar në Qeveri, në të cilin janë prezantuar problemet më të mëdha, duke i përfshirë edhe 16 pikat më të rëndësishme në nivel shtetëror.
Këto probleme, të cilat pushteti i kaluar i injoroi ose u angazhua vetëm në mënyrë deklaruese për zgjidhjen e tyre, duhet të jenë prioriteti i pushtetit të ri, siç premtonin vazhdimisht në fushatat parazgjedhore. Duke pasur parasysh se veç më ekzistojnë të gjithë treguesit relevantë, dokumente, analiza dhe zgjidhje të ofruara nga ana e Koalicionit të organizatave joqeveritare, Civili u bashkohet kërkesave për intervenimin në Buxhetin për mjetet që kanë të bëjnë me zgjidhjen e këtyre problemeve.
Njëkohësisht, Civili u bën thirrje Qeverisë dhe Ministrisë për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, të merren seriozisht me zgjidhjen e problemeve me mjedisin jetësor. Gjendja në të cilën jemi, është në nivelin e fatkeqësisë natyrore, për të cilën nuk ka hapësirë prolongimi. Civili kërkon ndërmarrjen e menjëhershme të të gjitha aktiviteteve për zgjidhjen e këtyre problemeve!
Civili i bën thirrje Koalicionit O2 të mbetet e zgjuar dhe të vazhdojë të jetë zëri i qytetarëve, i cili do t’i përkujtojë çdo ditë institucionet për emergjencën për zgjidhjen e kërcënimeve për mjedisin jetësor.