Edhe pse të gjitha reagimet të shtunën ishin për një xhip me targa diplomatike, megjithatë askush nuk i vërejti automjetet e shumta në parkingun në Vodno të mesme, si edhe ato në lëvizje të dielën.
Një polic ( brenda në automobil) nuk është i mjaftueshëm që të ndalojë secilin që lëviz shpejtë me motoçikletë.
I njëjti mund të teleportohet në Vodno të mesme dhe t’u tregojë atyre që kanë ardhur para orës 9, të mos zbresin.
Ndalesë nga ora 9:00 deri 16:00 do të thotë se në atë periudhë nuk ka vozitje, dhe jo se ai që do të niset herët do të jetë i privilegjuar të kthehet kur t’i kujtohet. Do të vijë edhe periudha verore kur njerëzit për shkak të vapës shkojnë më herët në Vodno. Çfarë interesi nga ajo nëse 500 njerëz me vetura nisen para orës 9 dhe të gjithë kthehen kur të dëshirojnë?
Damjan Temkov