• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home MENDIMI I LIRË

Shërbimet sekrete, para shiut

November 10, 2017
in MENDIMI I LIRË, ORDANOSKI
Shërbimet sekrete, para shiut
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Sasho Ordanoski

[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]P[/dropcap]ara pesëmbëdhjetë e më tepër vite, në vizitë gjysmë zyrtare në Maqedoni erdhi shefi i posa pensionuar i njërit nga shërbimet e kundërzbulimit në perëndim, një zotëri më i vjetër, i kultivuar, i cili sikur kishte dalë nga filmi për shërbimin sekret “Kingsman”. Me kërkesën e tij – shih?!- nikoqirët m organizuan drekë me të, në të cilën drekë gjerë e gjatë i kruanim gjuhët për, si është rendi, tema të ndryshme me pak rëndësi. Megjithatë, diku rreth desertit, nuk e lëshoi rastin të më pyesë se çfarë mendoj se është problemi me shërbimet sekrete tona?

“Zotëri – i pata thënë – derisa politikanët mendojnë se proceset në shoqëri mund t’i drejtojnë përmes kontrollit të njerëzve, dhe jo përmes këmbimit të lirë, demokratik të argumenteve dhe ideve, shërbimet sekrete do të jenë një nga levat më kryesore për mbetje ose ardhje në pushtet, dhe jo për të kapur sfidat reale të sigurisë”…

Pasi që  nuk dëgjoi asgjë spektakolare,” kingsmeni” konstatoi se moti në Maqedoni është jashtëzakonisht i ngrohtë për atë periudhë të vitit.

Në 27 vitet e kaluara nuk i erdhi radha reformave në shërbimet sekrete: së pari kaluam vite të pavarësimit dhe sfida të ndryshme sigurie në skajin e nervave. Pastaj ndodhi atentati mbi Presidentin Gligorov, gjë që e parandaloi – edhe pse mundej edhe ndryshe – çdo mendim për prekje në shërbimet sekrete. Pasoi ndryshimi i pushtetit, pastaj kriza e Kosovës dhe vala e madhe e refugjatëve, pas të cilës, pa pauzë, erdhi lufta e NATO-s me Serbinë. Kjo ishte periudhë më e gjatë në vitet e nëntëdhjeta në të cilën Shkupi i jetoi vitet e Lisabonit dhe Vjenës mes dy luftërave botërore, në kohën kur këtu me të vërtetë mund të fitoje bronkit të rëndë nga viruset që i përçonin në sasi të madhe udhëtarë të ndryshëm rajonal civilë dhe kundërzbulues ushtarak dhe udhëtarë tregtarë të ndryshëm. Kështu që nga e gjithë kjo, “në mënyrë natyrale” u zgjerua  kriza jonë në vitin 2001, me të gjitha traumat e sigurisë, të cilat i nënkupton një ngjarje e tillë. Ende nuk kishim marrë mirë frymë pas marrëveshjes kornizë të Ohrit, na vdiq presidenti Trajkovski nën rrethana relativisht dyshuese, dhe pastaj përsëri na duheshin edhe disa vite të fiskulturave politike që sado pak, ta marrim veten…

Pastaj erdhi Grujo në pushtet dhe historia mbaroi. Kushërinjve u erdhi si “as në dhjetë”, policia sekrete e pareformuar me vite dhe shumë herë e keqpërdorur politikisht, që nga ajo të  bëjnë paçavure totale dhe patericë kryesore për shoqërimin kriminel rreth të cilës u bashkuan në sundimin me Maqedoninë.

Sot, ndoshta për herë të parë nga pavarësimi, shërbimet sekrete të Maqedonisë gjenden para mundësisë për rimendim dhe mënyrë të re të organizimit. Ndoshta më tepër nga detyrimi (Pribe, NATO, pavazhdimësia etj.), sesa nga meraku, mirëpo, është e vogël dritarja kohore nëpër të cilën duhet t’i fusim reformat në dhe të shërbimeve, edhe ato kundër, edhe ato pro kundërzbulimit, para se të ndodh përsëri ndonjë havari më e madhe politike  ose deri sa t’i kalojë meraku këtij pushteti për reforma.

Ato hapa nuk duhet të jenë vetëm rreth asaj se kush dhe si do ta drejtojë procesin dhe si do të kontrollohet pajisja për përgjimin e komunikacioneve. Kjo patjetër se po. Mirëpo, pyetja më e madhe është ajo e vjetra: më tepër decentralizim ose më tepër decentralizim të fuqisë rreth sektorëve të cilat duhet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe me efikasitet dhe të kontrolluara në mënyrë demokratike, sipas ligjit, të kujdesen për sigurinë tonë? Dhe, vallë kuadro të vjetra nga vitet e nëntëdhjeta munden në mënyrë të re të drejtojnë me këtë diskutim modern në shekullin 21?

Mendoj se në këto mendime jemi diku rreth konstatimit se moti në Maqedoni është jashtëzakonisht i ngrohtë për këtë periudhë të vitit.

Tags: atentatbombardimBoris TrajkovskiKiro GligorovKosovëluftëMaqedonireformaSerbishërbime sekreteSiguri
Next Post
Maqedonia dhe Shqipëria shënojnë pesë vite të bashkëpunimit ndërkufitar

Maqedonia dhe Shqipëria shënojnë pesë vite të bashkëpunimit ndërkufitar

Fjalori i parë për fëmijë maqedonisht-shqip dhe shqip-maqedonisht

Fjalori i parë për fëmijë maqedonisht-shqip dhe shqip-maqedonisht

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom