Shkruan: Sasho Ordanoski
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]K[/dropcap]o është sfida ime më e re për Demokracinë e Re Post-Gruevsite: deputetët e pushtetit në Kuvendin e Maqedonisë të hapin debat thelbësor për prokurorin publik të ri të propozuar dhe të njëjtin- TË MOS E VOTOJNË.
Nëse e kuptoj mirë ndjenjën publike nëpër rrjetet sociale dhe shemat e kafeneve të Shkupit ( në të cilat i konsideroj edhe disa emisione debati të cilat i shikova), mendoj se shumica vlerësojnë se interesi më i lartë publik i kësaj pozite është të mos emërohet zëvendësi i deridjeshëm i heshtur, bashkëpunues, “ pa asnjë njollë në karrierë”, i Marko Zvërlevskit. I propozuari Ljubomir Joveski. Së shpejti pensionist ( këtë nuk e kuptoj plotësisht?!), karrierën e tij për disa dekada e ndërton me durim, në sistemin e kalbur ligjor të Maqedonisë – të gjithë jemi dakord rreth të kalburës, me Priben në ballë? – ndërsa në 13 vitet e fundit ( nga të cilat 11 vite në pushtet është regjimi që i shkeli të gjitha normat ligjore dhe gjysmën nga normat e kushtetutës për të cilat më kujtohet) është anëtar i Prokurorisë tonë Publike, të vetme dhe plotësisht të diskredituar.
Për këtë arsye më duket se tani është momenti i duhur që Kuvendi ta rikthejë rolin e vet kyç në krijimin e politikave në sistemin demokratik të Maqedonisë, dhe kjo do të thotë, të krijojë politika dhe të largohet nga funksioni i të qenit “makineri votuese” e çdo pushteti, nga turkja dhe serbja, deri te e Grujos dhe e Zaevit. Hajde, se paku ju, miq nga Revolucioni i Larmë, tregoni se çfarë kapaciteti demokratik keni!
Menjëherë ta plotësoj argumentin tim kyç për këtë: mes, siç thonë, përvojës së pakontestueshme dhe njohurive profesionale të kandidatit, nga njëra anë, dhe karakterit të tij si bashkëpunues i besueshëm i z. Zvërlevskit, nga ana tjetër, nuk guxon të ketë dilema – karakteri është kriteri superior për zgjedhjen e prokurorit të ri publik republikan! Ja, pyeteni z. Joveskin në debat të Kuvendit se me cilat vendime të z. Zvërlevskit nuk është pajtuar ose i ka kundërshtuar?
Jam i bindur se Maqedonisë i duhen njerëz me INTEGRITET, dhe jo njerëz me dituri për KONTINUITET. Mjaftë kontinuitet na u mblodh pas rënies së Gruevskit nga pushteti.
Si shtesë, deri sa jemi në temën, do të doja të bej edhe një kontrollim: vallë është gjetur dikush të debatojë dhe ta kundërshtojë vendimin në seancën e Qeverisë, kur është verifikuar ky propozim, ose z. Zaev është i rrethuar vetëm me efendi-pohues që japin amin për çdo gjë që do të vjen si rezultat i kuzhinave të mbyllura politike të pushtetit të ri? Për shembull, çfarë mendon ministrja e mbrojtjes ose ministri për punë të jashtme për këtë propozim, ose çdo kush vetëm e ruan gardërobën dhe kuletat e veta kur të shuhet drita?
Si dhe, vallë këshilltarët e kryeministrit e kanë kontrolluar këtë vendim kadrovik, para se të bëhet propozimi zyrtar, me qëndrimet në grupet e deputetëve të cilët e prezantojnë Qeverinë në Kuvend ose edhe deputetët nga mediat i kuptojnë vendimet për të cilat do t’u sugjerohet t’i votojnë?
Nga ana tjetër, me të drejtë, edhe Katica Janeva një kohë ishte shok i vogël në kuptim të propozimit kadrovik, me të gjitha kontroversat që u hapën…Pra ky vendim, më pakë ose më tepër, u tregua si i suksesshëm. Vetëm se pas zgjedhjes së Katicës qëndruan të gjithë në Kuvend, sepse e tillë ishte “marrëveshja e madhe politike”, e vërtetuar nga të huajt.
Tani kemi Kuvend demokratik! Hajde të shohim debat të vërtetë, përgjegjës në Kuvend. Sepse, këta deputetë i kemi zgjedhur ne, dhe jo ministrat -atje, në Kuvend qëndron legjitimiteti demokratik të cilin e dhamë kur votuam në zgjedhje.