Gjykata Administrative ka pranuar një nga 28 paditë kundër ankesave ndaj Komisionit shtetëror zgjedhor për votimin dhe grumbullimin e rezultateve nga rrethi i parë i zgjedhjeve lokale.
Padia e pranuar ka të bëjë me zgjedhjen e anëtarëve për Këshill të Qytetit të Shkupit, në vendvotimin 2461 në Komunën Saraj.
Gjykata administrative vendimin për gjithë 28 paditë, që i sollën këshillat gjyqësor, i ka publikuar në ueb faqen e tyre.
Pas vendimit të Gjykatës Administrative, KSHZ duhet të prononcohet se rivotimi në këtë vendvotim a do të ketë ndikim mbi rezultatin zgjedhor dhe në bazë të kësaj a do të ketë rivotim në këtë vendvotim në Saraj.
Më 29 tetor do të mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale për zgjedhje të kryetarëve të 35 komunave.
burim: MIA
Përmbajtjet të cilat CIVIL i merr nga burime të tjera nuk nënshtrohen në licencën Creative Commons 1.0, përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.