Kategoritë

KOSOVË Ndalohet autobus me granata dore në Jarinje

Policia kufitare e Kosovës në vendkalimin kufitar Jarinje në kufi me Serbinë, ka ndaluar autobus nga Serbia në të cilin ka gjetur granata dore, informon Prokurori Publik nga Mitrovica, Shukri Sulija, na informoi Ilir Ajdini, gazetar dhe analist politik.

Sipas Prokurorit Sulija, në autobus ka pasur 57 udhëtarë, ndërsa janë arrestuar tre persona.

Autobusi ka pasur targa të Kragujevcit, dhe në atë janë gjetur dy granata dore të cilat janë deaktivuar nga njësia speciale e policisë së Kosovës.

Sipas organizatës joqeveritare Demokracia në vepër, e cila i monitoron zgjedhjet me mbi 60 vëzhgues, deri në ora 12 dalja ka qenë 14,62%.

“Deri tani janë shënuar 26 tentime për votim të personave të njëjtë disa herë. Ka 401 paraqitje nga qytetarë të cilët nuk e kanë gjetur veten në Listën e Votuesve”, ka thënë Albert Krasniqi nga organizata Demokracia në vepër.

Maja Ivanovska