Kategoritë

RAFAL Taverna e Ballkanit dhe liria

Në ditën e votimeve më 15 tetor dhe ditëve më pas, më pyesnin disa neutralë dhe ca djathtistë dashamirë ashtu si me shaka: ”Edhe? Të lira janë zgjedhjet?”. Them, PO, pa dyshime dhe pa u “ndezur” fare në ironinë e butë (dhe jo aq të butë).

Shkruan: Xhabir Deralla

Nuk jam burokrat dhe asnjëherë nuk do të jem. Nuk e kam ndërmend të hidhem me fraza të shpëlara, edhe më pak me eksel tabela dhe numra bezdisëse, si të jemi në ndonjë aheng të mërzitshëm me tombolë. Këtë do t’ua lë atyre që nuk kanë imagjinatë, si dhe më pak ndjenja për pulsin e shoqërisë.

Hyra në qendrën për shtyp të Civilit me nervozizëm të madh. Nga viti 2008 e këndej,  çfarë nuk pashë dhe dëgjova , përjetova shumë presione. Duke i falënderuar histerisë që e përhapnin shërbëtorët e qelbur të agjitprop makinerisë dhe “shtetit të thellë” të Gruevskit ( Ordanoski numëroi një pjesë të mirë nga ato këto ditë), jeta ime dhe e rreth njëqind luftëtarëve për liri ishte e vendosur në akull të hollë. Prandaj, ditën e zgjedhjeve e fillova me nervozizëm dhe me kujdes të veçantë.

Mirëpo, dita kaloi kryesisht e mbushur me raporte për folklorin dhe grotesken në të cilën gjendet një shoqëri sapo e liruar. Dita ishe e plotë me situata të tensionuara, disa rrahje, një numër i konsiderueshëm i gabimeve të papranueshme të administratës zgjedhore dhe me ushtarë ta partive nga të gjitha anët, të cilët sikur nuk e dinë se çfarë do të thotë heshtje zgjedhore. Dhe ryshfet votues, për të cilin dua të kushtoj kohë të posaçme këto ditë. Dhe shumë marrëzira tjera të natyrshme shpesh, për tavernën e Ballkanit. Dhe, liri.

Po, këto ishin zgjedhjet e para pas një okupimi tepër të gjatë të shtetit dhe dhunës së përditshme dhe shkeljes së dinjitetit njerëzor. Shumica e qytetareve dhe qytetarëve ishin të inkurajuar të dalin dhe të votojnë me vullnetin e tyre. Dhe me numrin më të madh deri tani të fletëvotimeve të pavlefshme  (45.551 për kryetarë komune dhe 51, 681 për këshilla komunale, do të thotë pothuajse 100.000!), me të gjitha gabimet amatore në materialin zgjedhor, me Listë  të Votuesve të keqe…

Më gjithë këtë ndërmend, mund të them se u ndje fryma e lirisë. Për herë të parë pas një kohe të gjatë. Me të gjitha gabimet që nuk guxojnë të përsëriten. Dhe me të gjithë shembujt jo të mirë të shkeljes së të drejtës votuese. Me kërkesën e zëshme që liria të sigurohet për të gjithë, deri te i fundit!

Për anën më të errët të zgjedhjeve, në rafalët e ardhshme ( të freskuara) me nga 25 rende,  që lexohen maksimum për një minutë dhe treten tërë ditën. Dietale! ( tani vijon smiley)