Nga raportet e ekipit monitorues të Civilit lidhur me parregullsitë e procesit zgjedhor, shihet qartë që aktiv në nxitjen e parregullsive zgjedhore janë përfaqësues politik dhe aktivistët e tyre.
Kjo kategori në forma të ndryshme ka kontribuar në kryerjen e parregullsive zgjedhore, kyçur këtu: shkeljen e heshtjes zgjedhore, ryshfet të votave, kërcënime dhe presione, shkeljen e fshehtësisë së votës, pengesë e punës së vëzhguesve dhe ngjashëm.
Mbi shkeljen e heshtjes zgjedhore, Civili ka pranuar dhjetëra paraqitje, si nga rrjetet sociale, ashtu edhe nga tereni.
Sa i përket shkeljes së heshtjes zgjedhore në rrjete sociale, do të veçojmë rastin e lajmëruar nga vëzhgues i ynë, a ka të bëjë me bartësin e listës së kandidatëve në Komunën e Butelit, nga partia e Aleancës për Shqiptarë. Ai më 14 tetor, në profilin e tij në fejsbuk, ka vendosur fotografi ku i fton të gjithë të votojnë për numrin 9.
Nga ana tjetër, në Komunën e Aerodromit, në bulevardin Avnoj hyrja 46, një qytetar ka paraqitur se në këtë hyrje, besoj që edhe tek ndërtesat përreth, në kutitë postare, kanë vendosur fletushka të OBRM-PDUKM ku shkruan “Epoka e re fillon, mëngjes i ri, fitore e re, me respekt dhe besim në ju, Nikolla Gruevski”.
Gjithashtu, në adresën e Civilit kishin paraqitur raste lidhur edhe me ryshfet të votave. Vëzhguese e Civilit lajmëroi një rast në komunën e Shuto Orizarës, Sh.F. “Vëllezërim Ramiz dhe Hamid”.
Dy gra pasi që e kishin realizuar të drejtën e votës, në oborrin e shkollës ishin pritur nga një person, i cili në vend publik ju dha nga 500 denarë.
Parregullsi zgjedhore, të nxitura nga aktivist partiak, janë regjistruar edhe në kategorinë kërcënime dhe presion.
Vëzhguese e Civilit, e cila kishte marr pjesë në numërimin e votave në vendvotimin 1017/, në komunën e Kumanovës, njoftoj se para fillimit të numërimit të votave, e pas mbylljes së derës në atë vendvotim, dy aktivist të partisë politike Besa, me trokitje dhe kërcënim kanë kërkuar që të marrin pjesë në numërimin e votave, ku këshilli zgjedhor nuk ka mund t’i bëj ballë presionit dhe i ka pranuar brenda.
Pas kësaj paraqitje, Civili rastin e ka paraqitur në polici, nga atje kishte reagim të shpejtë dhe njëri vëzhgues ishte larguar nga vendvotimi, situata ishte vënë nën kontroll.
Edhe në këto zgjedhje, vëzhguesit tanë kanë vërejtur shkelje të fshehtësisë së votës, e cila në disa situata nuk ishte mundësuar, gjegjësisht në vendvotimin 2447 në Komunën Saraj, vëzhgues i BDI ka votuar në vend të një votuesi i cili është ankuar se nuk sheh mirë!
Në Komunën e Manastirit, para Sh.F. “Gjorgji Sugarev”, vëzhgues i ynë ka qenë prezent në pengimin e punës së vëzhguesve, gjegjësisht sulm ndaj vëzhguesve të “Dil voto”, të cilët kanë fotografuar një grup njerëzish që kanë pranuar ryshfet për koordinim të votuesve. Ryshfet-marrësit kanë vërejtur se janë të fotografuar dhe janë nisur pas tyre, përderisa vëzhguesit me vrap kanë shkuar tek fugoni policor. Gjatë incidentit verbalisht ishte sulmuar edhe vëzhguesi i Civilit, si nga kundërvajtësit, ashtu edhe nga vëzhguesit e “Dil voto” në momentin që ka dashur të dijë se çfarë po ndodhë dhe është prezantuar si vëzhgues i Civilit. Epilogu i këtij incidenti ka përfunduar në stacion policor ku ishin marr edhe sulmuesit edhe vëzhguesit.
F.H.