( e marrë nga ueb faqja e VMRO-DPMNE)
Kumtesë për opinionin, reagim për dezinformatat e shpallura në mediumet për sulmin nga aktivistët e VMRO-DPMNE mbi këngëtarin që ka incizuar klip për BDI.
VMRO-DPMNE i mohon dhe i dënon ashpër akuzat e rrejshme të Civilit se aktivistë të VMRO-DPMNE e kanë rrahur këngëtarin që ka incizuar klip për BDI.
VMRO-DPMNE do ti informojë donatorët ndërkombëtarë të Civilit për aktivitetet e tyre partiake-politike.
Gjatë sulmit brutal mbi kryetarin e komunës dhe kandidatin për kryetar të komunës Shuto Orizarë, Elvis Bajram, Civili gënjente paturpshëm dhe e manipulonte opinionin se bëhet fjalë për mosmarrëveshje private, dhe jo për sulm të përgjakshëm të inspiruar nga politika.
VMRO-DPMNE kërkon nga MPB zbardhjen e menjëhershme të incidentit dhe të mos lejojë që organizatat joqeveritare nën kontrollin e SDS (LSDM) dhe mediat e tyre të keqpërdorin incidente të këtij lloji.