Shkruan: Sasho Ordanoski
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]T[/dropcap]ë gjithë e kanë të qartë se interpelancat e VMRO-DPMNE për ministrat e Qeverisë së re janë të pakuptimta, dhe pas motiveve dhe arsyeve për akuzat me të cilat ngarkohet gjysma e skuadrës së Zaevit. Sidomos, kur, për fat të keq për opozitën, të parin për të cilin kërkuan interpelancë, është ministri i jashtëm Dimitrov, i cili, realisht, për 100 ditë arriti të sjell më tepër përfitim për Maqedoninë sesa dëmi i kombinuar impozant që Nikolla Popovski dhe Antonijo Milloshoski, duke i avokuar interesat e Familjes pa fjalë, që ia shkaktuan vendit gjatë dhjetë viteve të kaluara.
Brenda në vete, anëtarët e VMRO ia kanë zili Qeverisë për marrëveshjen e arritur me Bullgarinë dhe e pranojnë se në të nuk ka asgjë për vërejtje, sidomos pasi që nuk e kanë idenë se çfarë është marrëveshja mes Gruevskit dhe Borisovit “në katër sy”. Unë kuptoj se Milloshoski dhe Popovski janë në një nok-daun të rëndë për shkak të përmirësimit rapid të pozitës ndërkombëtare të Maqedonisë, nga ardhja e Zaevit në pushtet – dhe, madje, nëse na vjen mirë, njeriu mundet pak edhe të brengoset nga disa komplimente të tepruara të huaja dhe nga rreziku që kryeministri nga këto të impresionohet dhe t’i rritet mendja – megjithatë, nuk është në rregull që zhgënjimet e tyre t’i projektojnë mbi tërë popullin. Për shembull, paramendoni, Milloshoski është mërzitur për shkak të “rrënimit të imazhit të Maqedonisë” nga ana e Qeverisë së re, ndërsa për disa ditë Zaevi në Nju Jork, në seancën vjetore të Kuvendit të përgjithshëm të KB do ti takojë Gutereshin, përmes Taskut dhe Mogerinit, deri te Trampi si dhe dhjetëra burra shteti “më të imët” nëpër takimet e shumta bilaterale – vallë kështu trajtohet një kryeministër me “reputacion të rrënuar” të vendit nga i cili vjen.
Në disa vitet e fundit, krerët e shteteve të huaja iknin nga Gruevski sikur të ishte i palarë me muaj. Funksionarët e tij ( si Milloshoski dhe Popovski) madje edhe kur në mënyrë diplomatike do të nxirrnin ( ose paguanin me propagandë, me paratë tona) ndonjë takim me ndonjë funksionar të rëndësishëm të huaj, gjysmën e kohës duhej ta kalojnë në distancë nga dhe përgojimi i liderit të tyre, që të jenë sado pak të kuptuar seriozisht nga bashkëbiseduesit. Dhe e pamë se si mbaruan edhe ai edhe “i palari”. Nëse i bëj një përmbledhje nga 20 tekste të botuara në mediat më të shquara botërore në gjashtë muajt e fundit të sundimit të tyre, njeriu nuk mund të mos pyetet nëse shumica e skuadrës së Gruevskit nuk janë para shpalljes së fletë-arrestit ndërkombëtar për krime të ndryshme morale – politike dhe faktike, pasi që më për fletë-arrestet e tilla të vendit ende pritet?
Kështu edhe ai Ilija Dimovski, para disa ditësh, te Olivera në Telma, i cekët, por i relaksuar, sillet sikur është deputet nga Danimarka ose Finlanda, dhe mban mësime morale “nga lartë”, ndërsa edhe vetë e din se riparimi u ndërtesave në Idrizovë do të duhej urgjentisht të hyjnë në fokusin e interesit të tij të ri jetësor!
Mijallkovi së paku kishte njëfarë virtyti që të tërhiqet publikisht nga politika, që të mundet në mënyrë të juridike sa më mirë ta përgatisë takimin me drejtësinë, madje edhe për ato gjëra të imëta relative për të cilat deri tani është i akuzuar. Dhe e mban gjuhën fortë pas dhëmbëve, sepse e din se më nuk mund të tregojë asgjë të zgjuar.