Kategoritë

BISEDË Teodosiev: Nëse konsumohet gabimisht, muzika mund të jetë helmuese!

Kuarteti Taus Melek (Tawuse Melek Quartet), lshtë bend relativisht i ri i muzikantëve të ri, entuziastëve që përmes formave orientale, muzikës nga Afrika veriore dhe hardkor pank muzika, pretendojnë të sjellin freski dhe risi në kulturën muzikore në hapësirat tona. Në pritje të Festivalit të Filmit për të drejtat e njeriut në Tiranë, Shqipëri, që mbahet për herën e shtatë biseduam me Dragan Teodosiev për përgatitjet dhe pritjet nga festivali, si dhe për përgjegjësinë e artistit dhe muzikantit ndaj shoqërisë.

“Kemi përgjegjësi, kemi detyrë që mos guxojmë t’i helmojmë njerëzit me gjëra të kota, me mungesë sinqeriteti, sepse muzika konsumohet si ushqim dhe mund të bëhet helmuese nëse konsumohet gabimisht, në përmasa të gabuara, në mënyrë të gabuar… Interpretojmë me shumë kujdes dhe mendoj se çdo artist duhet ta bëjë këtë”, tha Teodosievski për CIVIL Media.

Në pjesën muzikore të festivalit, Kuarteti Taus Melek do të merr pjesë më 19-20 shtator, me mbështetje të  CIVIL -Qendra për Liri.

Biljana Jordanovska

Kamera: Atanas Petrovski