“Në këtë moment, ne nuk kemi përgjigje decide nga ministresha Milla Carovska, se çfarë do të ndodh më tutje me kampet e refugjatëve, në njërën anë, përderisa në anën tjetër, kemi një skenar monstruoz të partisë, e cila deri dje ishte në qeveri, për të fituar poena politik në prag të zgjedhjeve. Manipulimi me popullin, tashmë është i qartë!” deklaroi për CIVIL Media, profesor d-r Jove Kekenovski, duke analizuar ngjarjet aktuale në shtet, lidhur me të ashtuquajturat ndërtimi i kampeve të refugjatëve.
“Fillimisht LSDM-ja, duke dalur me një strategji, ka pranuar – gjegjësisht ka lajmëruar se është e mundur të ndërtohen kampe, që më pas të demantoj atë ministri përgjegjës. Nga ana tjetër, pamë dokumente ku ish ministri për transport dhe lidhje, gjegjësisht Qeveria e OBRM-PDUKM, është pajtuar që të ndërtohen kampe të refugjatëve, ndërsa tani OBRM-PDUKM atë e demanton. Gjegjësisht, mundohet që gjithë ngarkesën t’a zhvendos tek Qeveria e re, të tregon se ajo nuk ka lidhje me këtë, në ndërkohë, i motivon, i udhëzon, i detyron anëtarët dhe kryetarët e komunave nga partija e saj, të krijojnë histeri për ndërtimin e ndonjë kampi të refugjatëve”, vlerëson Kekenovski.
“Do të thotë, edhe njëri edhe tjetri janë hipokrit, luajnë me ndjenjat e popullit. Për të qenë tragjedia edhe më e madhe, OBRM-PDUKM, mbrëmë me deklaratë u distancua, pikërisht nga ta të cilët po mbledhin nënshkrime, pikërisht nga njerëzit të cilët janë anëtarë të tyre, të cilën punojnë me urdhër të tyre! Tash si mund njeriu të jetë normal dhe i vetëdijshëm në këtë shtet, ku edhe njëri edhe tjetri, luajnë me ndjenjat e tij. Kjo është e tmerrshme, kjo është mizore çka po i ndodh Republikës së Maqedonisë! Më në fund, qytetari duhet vet të vetëdijsohet dhe ti dënojmë, si njërin ashtu edhe tjetrin”, vlerëson Kekenovski.
“Duhet ti besojmë institucioneve. Por, për fat të keq, nuk kemi politikan me kredibilitet, të cilët i udhëheqin këto institucione dhe politikan të cilët e mbajnë UN-in e tyre, do të thotë atë që e premtojnë, ta realizojnë. Përkundrazi, ata udhëheqen me politikën ditore, nga politika – ose të qëndrohen në qeveri ose të arrihet në qeveri sa më shpejtë të jetë e mundshme. Për fat të keq, kjo është praktikë që po na ndodh krejt këto vite që nga pavarësimi”, përfundoj Kekenovski.
Monika Taleska