• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Novakoski: Kuvendi nukduhet të bëjë kompromise!

August 23, 2017
in POLITIKË
Novakoski: Kuvendi nukduhet të bëjë kompromise!
Share on FacebookShare on Twitter

Sot do të vazhdojë seanca  në të cilën në rendin e ditës është shkarkimi i Prokurorit Themelor Publik, Marko Zvrlevski, të cilën pardje, pas orës 18 e ndërpreu Presidenti i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Tema e debatit mes deputetëve ishte nëse Kuvendi punon në mënyrë ligjore, pasipavarësisht nga shjpallja e zgjedhjeve vendore, shkarokohen dhe emërohen persona në funksione publike.

Derisa VMRO-DPMNE pretendonte se kjo nuk është ligjoe, LSDM kundërshtonte se ky obligim nuk vlen për Kuvendin, por vetëm për pushtetin ekzekutiv.

Avokati Aleksandar Novakoski, ekspert juridik i CIVIL –Qendrës për Liri, thotë se procedura është në pajtim me rregulloren e Kuvendit, dhe ka edhe mendim nga Këshilli i prokurorëve.

“Vazhdimi i debatit nuk ndikon fare në zgjedhjet, sepse Kuvendi vendos për kryerjen ose moskryerjen e debatit. Asnjë mendim i Komisionit për Antikorrupsion nuk mund të ndikojë mbi vendimin. Trupi komeptent i Kuvendit për këtë pikë ka debatuar, dhe procedura mund të zhvillohet, në pajtim me vendimin e Kuvendit. Mbarimi i debatit dhe votimi pas zgjedhjeve në rethin e parë, gjithashtu është problematik sepse zgjedhjet nuk kanë përfunduar. Kuvendi duhet ta mbarojë pikën dhe të votojë, dhe jo të bëjë kompromise tëp cilat krijojnë palogjikë”, thotë Novakovski.

Deputetët e VMRO –DPMNE dhe të koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, dje kanë dërguar kërkesë deri te Komisioni Shtetëror për parandalimin e korrupsionit, për mendim për aplikimin e nenit -8, paragrafi 1, alinea 4 nga Kodi Zgjedhor.

“Seanca e kuvendit në të cilën diskutohet për shkarkimin e Prokurorit Publik, e nisur më 5 qershor, ende po zgjat, dhe kjo është nëm kundërshtim me nenin 8-a, paragrafi 1, alinea 4 nga Kodi Zgjedhor, sipas të cilit, nga dita e sjelljes së vendimit për shpalljen e zgjedhjeve për prefekt, ose anëtarë të këshillit, gjegjësisht, deri në konstituimin e këshillit të komunave dhe Qytetit të Shkupit, nuk mund të fillohet me procedurë për punësimin e personave të ri ose procedura për ndërprerje të marrëdhënies së punës në institucione shtetërore dhe publike, dhe njëkohësisht, procedurat e filluara vendosen në pritje, përveç në rast të punëve urgjente dhe të pa prolongueshme”, thuhet në kumtesën e grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE.

Nga atje, siç thonë, pritet që Komisioni Shtetëror Zgjedhor për parandalimin e korrupsionit, së shpejti të deklarohet për kërkesën e tyre.

M.Ivanovska

Tags: kërkesëKomisioni për antikorrupsionKuvendLSDMMarko ZvrlevskiProkuror Publikseancëvmro dpmnezgjedhje
Next Post
CIVIL: Marrja e lejeve për importim, tranzitim dhe reeksportim të armëve nuk guxon të lehtësohet!

CIVIL: Marrja e lejeve për importim, tranzitim dhe reeksportim të armëve nuk guxon të lehtësohet!

VMRO-DPMNE u frikësua nga propaganda e vet!

VMRO-DPMNE u frikësua nga propaganda e vet!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom