Aktivitetet e CIVIL – Qendrës për Liri gjatë muajit prill, vazhdimisht ishin të ndjekura dhe të publikuara edhe nga mediat tradicionale nacional edhe nga Internet mediat. Vizitat të cilat i realizuan ekipet e Civilit nëpër disa qytete të Maqedonisë, ishin të transmetuara nga televizionet lokale dhe rajonale të atyre qyteteve, ndërsa edhe radio stacionet nuk mbetën të shurdhër për atë që Civili patë të tregojë për të drejtat dhe liritë e njeriut, për drejtësinë sociale dhe të drejtat e punëtorëve, për mjedisin jetësor, si dhe për deklarimin e qytetarëve me anë të referendumit në nivel lokal, thuhet në raportin për prëfshirje mediatike, të shpallur në faqen e organizatës së Civilit.
Në fillim të muajit, Civili shpalli kumtesë “ Klithje deri te opinioni”. Mesazhi që dërgohet, ndërsa ka të bëjë me Kuvendin e paralizuar dhe administratën jofunksionale, ndjelli interes të madh në veçanti te mediat që botojnë përmbajtje në gjuhën shqipe. Alb Portali, Portalb, Lajmpres, Flaka, Almakos, Bota Sot, Telegrafi, Gazeta Express..
Formulari për paraqitje të presionit politik, mobingut ose diskriminimit i Civilit ishte i transmetuar në më tepër Internet portale siç janë Meta, Plusinfo, A1 on, Libertas, Fokus, si dhe në gazetën ditore Slloboden peçat.
Si pjesë e projektit “RETROaktiva”. I cili paraqet orvatje e përbashkët e më tepër organizatave për retrospektivë te aktivizmit qytetar dhe rezistencës në rajonin e pas-Jugosllavisë, në periudhën 1980-2916, një pjesë e ekipit të Civilit ishte në Zagreb, Kroaci, në ekspozitën rajonale, multimediale “Rezistencë, lëvizje, ndryshime: Fragmente nga praktikat artistike dhe aktiviste deri në fund të viteve të tetëdhjeta deri sot”. Evenimanti shkaktoi interes të madh në mediatKroate siç janë H-Alter, HRT, UdrugaIKS…
Civili në muajin prill filloi me realizimin e projektit “Shoqëria pa kufij”, me mbështetje të Fondacionit gjerman Hajnrih Bell. Qëllimikryesor i aksionit është promovimi dhe edukimi i qytetareve dhe qytetarëve të Maqedonisë për Kartën Qytetare, dokumentin global për avancimin e të drejtave qytetare dhe për pjesëmarrje aktive të qytetarëve në proceset e vendimmarrjes. Në kornizat e projektit, Civili filloi me vargun e anketave nëpër disa qytete në Maqedoni. Anketa e parë “ Në skajet e ekzistencës”, ishte e regjistruar në Shkup. Përgjigjet në pyetjen – Si mund të mbijetojë një familje me të ardhura nën 20.000 denarë, shkaktuan numër të madh të reagimeve nëpër rrjetet sociale por edhe në Internet portalet si Brif, Oranews, Ina –online, Bota Sot, Telegrafi, Lajm, Portalb, Ljmpress, Almakos…
Civili e vizitoi edhe Gostivarin, ku mbajti takim informativ me qytetarë dhe konferencë për shtyp për projektin dhe për Kartën Qytetare. Mediat TV Globi, Portalb, Telegrafi, Lajmpress dhe Gostivar pres, informuan për fillimin e projektit dhe për vizitën e Civilit në këtë qytet.
Referendumi lokal në Gjevgjeli, në të cili qytetarët patën mundlsinë të deklarohen me “për” ose “kundër” hapjes së minierës në malin Kozhuf, ishte i vëzhguar nga ekipi vëzhgues i Civilit. Si organizatë e vetme e vila e vëzhgoi përgatitjen e referendumit, fushatën dhe ditën e votimit, Civili ishte burimi i vetëm edhe për mediat tradicionale edhe për Internet portalet. MKD, Sakam da kazham, Nova TV, Radio Mof, Kanal 77, Makfaks, Republika, TV21, Slloboden Peçat, Tv 24, Plusinfo, Libertas, Fokus, Meta, Kanal 5, Portalb, Lajmpress, Telegrafi…, ishin vetëm disa nga mediat që informuan për vëzhgimin e Civilit.
Velesi ishte qyteti i dytënë të cilin Civili e promovoi Karetën Qytetare. Slloboden Peçat, Duma, Ti rekov mi reçe, Tv Ydravkin, Tetova Sot, Telegrafi informuan për aktivitetet e Civilit në Veles.
Më 27 prill në Maqedoni ndodhi hyrje e dhunshme në Kuvend, qërezultoi me deputetë dh gazetarë të lënduar. Si reagim, Civili me kumtesë për opinionin, e dënoi dhunën. Pas konferencës për shtyp të Gjorge Ivanovit, Civil kërkoi nga ai përgjegjësi dhe dorëheqje. Mediat Okno, Reporter, Ping, Slloboden peçat, Radio Mof, Tetova Sot, Nova Makedonija, Makfaks, e transmetuan mesazhin e Civilit.
Projekti “Shoqëria pa kufij u promovua edhe në Manastir. Televizioni rajonal Orbis ishte prezent në konferencën për shtyp në këtë qytet. Edhe uikendi që vijoi për Civilin ishte punues: në OHËR, Strugë dhe Resnje u mbajtën takime me organizata qytetare, u mbajt edhe konferencë për shtyp, ndërsa u ralizuan edhe anketa me qytetarët. Ohrid pres dhe TVM ishin pjesë nga promovimi i projektit në Ohër, uikendi i vazhduar që ishte uikend pune për Civilin, ishte i paralajmëruar edhe në portalet Evensi dhe Vob Ohrid.
Përmbajtjet mediatike Civili i boton në ueb faqet e veta në gjuhë maqedonase, shqipe dhe angleze. Të gjitha përmbajtjet mund të merren dhe shpërndahen me shënim të burimit.