CIVIL – Qendra për liri lajmëroi se nga sot, deri më 12 qershor shënohet Java Globale e aksionit kundër dhunës me armë – iniciativë e Rrjetit Ndërkombëtar për Armë të vogla (International Action Network on Small Arms, IANSA). Këtë vit aksioni është nën moton “Rruga drejt zhvillimit dhe paqes fillon me heshtjen e armëve”.
CIVIL – Qendra për Liri është organizatë anëtare e IANSA nga viti 2002 dhe e koalicionit Kontrolli i armëve (Control Arms) nga fillimi i formimit të Koalicionit në vitin 2003. Për 14 vite me radhë Civili e shënon këtë javë përmes aktiviteteve për forcimin e vetëdijes publike dhe edukimit.
Gjendjha e rëndë në vend, kriza politike, gjendja e luhatur e sigurisë dhe mosfunksionimi i institucioneve në shtetin e bëjnë temën për kontrollin e armëve jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin tonë. Të gjitha orvatjet dhe thirrjet e Civilit, institucionet duhet me seriozitet të punojnë mbi sigurinë e qytetarëve, tejkalimit të kultit ndaj armëve dhe luftën kundër armëve jolegale, hasln në vesh të shurdhër gjatë viteve të kaluara.
Ekipi i Civilit dë të jetë në dispozicion për komunikim me mediat dhe qytetarët për shpërndarjen e informatave për aktivitetet në nivel nacional dhe ndërkombëtar.