Kategoritë

DEBAT Politikanët frikohen nga fryma e lirisë së rokenrollit!

“Mendoj se rokenrolli është art i margjinalizuar, nëse jo edhe tërësisht i injoruar në 15 vitet e fundit, ndërsa bëhet fjalë për një faktor të rëndësishëm në kulturë, me potencial në frymë të lirisë, nga i cili politikanët kuptuan se duhet të frikohen që të mos çlirohet, dhe na lëshonin mjegull gjatë tërë kohës në të kaluarën, që mos ta shohin të sotmen dhe ardhmërinë!”. Me këto fjalë, Tosho Filipovski, si një nga organizatorët, e hapi debatin “Rock’n’Rolli si Soundtrack për Ministrinë e re të Kulturës në Maqedoni”, dje në kinemanë në QKR.

Para muzicientëve, kompozitorëve, kritikëve muzikorë, adhuruesve të muzikës rok, në tribunë debatuan: Xhabir Deralla, presidenti i CIVIL –Qendrës për Liri, Violeta Simjanovska, profesoreshë në University of Arts – Helsinki, d-r Julijana Papazova, profesoreshë pranë fakultetit të artit muzikor në Shkup, muyicientët Vllatko Stefanovski, Petar Mlladenovski dhe Petrit Saraçini, si dhe ministri për kulturë, Robert Allagjozovski.

Duke u referuar në një nga kolumnat e serialit “Rafal” që botohet në “Slloboden peçat”, PLUS Info dhe CIVIL – Media “Duam rokenroll qeveri, jo turbofolk!”, Xhabir Deralla deklaroi se rokenroll kultura është një gjendje në shoqëri që nënkupton të jesh i zëshëm dhe i papërkulur për ndryshime progresive, liridashëse dhe demokratike.

“Rokenroll shoqëria, në kushte të regjimit autoritar, siç e kishim deri para disa ditëve, është shoqëri e zëshme. Për fat të keq, është mirë që e kemi këtë rast të shihemi, nëse jo mes vete, së paku veten dhe të themi se rokenrolli nuk ishte tepër i zëshëm gjatë këtyre 10 viteve, tha Deralla.

Petrit Saraçini, si muzicient dhe aktivist qytetar, ofroi edhe zgjidhje të mundshme deri te Ministria e Kulturës, në interes të afirmimit dhe zhvillimit të muzikës rok.

“Mendoj se Ministria për Kulturë duhet të sigurojë edhe mbështetje financiare, për arsye se bendet tona qëndrojnë dobët në krahasim me promovimin e prodhimeve të veta..”, deklaroi Saraçini, gjithashtu, duke treguar  se nëse mediat janë pasqyrë e shoqërisë, atëherë, “në debate për çështje të këtilla kulturore dhe shoqërore, duhej të ketë së paku një kamerë”.

Të gjithë pjesëmarrësit në debatin kishin propozime të tyre për zgjidhje që do të kontribuojnë për ndryshimin e, para së gjithash mentalitetit, të të menduarit dhe edukimit për muzikën rok dhe ndikimin e saj pozitiv deri te Ministri i ri i Kulturës Robert Allagjozovski, i cili ishte i pranishëm në debat.

“Muzika rok është fenomen në vete, ajo kulturë përmes cilës reflektohen ndryshime të rëndësishme, zhvillime dhe probleme në shoqërinë bashkëkohore në 50 vitet e fundit…Ajo që ndodh në jetën tonë kulturore gjatë disa viteve të kaluara është ndjenja për ndryshime të mëdha në jetën tonë kulturore”, deklaroi Profesoresha Julijana Papazova, e cila njëkohësisht theksoi se për këto ndryshime nevojitet që rok muzika të jetë drejtpërdrejtë e kyçur në Ministrinë e Kulturës, përmes njerëzve të dëshmuar në këtë gjini, që përmes aktiviteteve dhe projekteve do ta promovojnë muzikën rok.

Profesoresha Violeta Simjanovska theksoi se në Maqedoni kemi shembull klasik ku identiteti përmes kulturës ndryshon madje edhe për tre vite.

“Kemi gjenerata që u rritën me atë identitet të cilin e promovonte Gruevski…Kemi sisteme vlerësimi tërësisht të shtembëruara…Kur një fëmije të vogël të moshës 9 vjeçare e më lartë, i servoni të shkon ta sheh atë kiç të “Shkupit 2014”, me siguri se do të ndjejë ankth, kur ta dërgoni në koncert të “Superhiks” ose “Leb i Sol”…Nuk shkon kjo kështu…Për këtë arsye duhet të aktualizohet çështja e identitetit dhe pse rokenrolli është i rëndësishëm…”, deklaroi mes tjerash Simjanovska.

Duke e prezantuar strategjinë e Ministrisë së kulturës, Minostri Allagjozovski propzoi që jo vetëm përfaqësuesit e rok kulturës, por edhe të gjithë artistët, së pari vetë të organizohen dhe të propozojnë kërkesa prioritare për të cilat mund të propozohen zgjidhje afatgjate.

Teksti, kamera dhe montazhi: Biljana Jordanovska