• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

“Unë jam Grigor Prliçe” sonte në Klubin GEM

May 6, 2016
in Uncategorized
Share on FacebookShare on Twitter

Sonte në Klubin GEM në Çarshinë e vjetër të Shkupit, aktori dhe regjisor Agron Biba do të mbajë premierën e shfaqjes “Unë jam Grigor Prliçe”.  Shfaqja, e cila është në organizim të CIVIL – Art divizionit, fillon në ora 20, ndërsa hyrja do të jetë e lirë.

Bëhet fjalë për një monodramë të shkruar nga vetë aktori, i lindur në Ohër, në kohë kur ai kalon nëpër një periudhë të vështirë në jetën e tij, duke u ballafaquar me papunësi dhe luftë për mbijetesë.

Frymëzimi për këtë vepër, siç aludon vetë titulli, vjen nga jeta e bashkëqytetarit të tij Prliçev. Siç shpjegon vetë autori, Athina në vitin 1860 është në kërkesë të identitetit të saj, dhe i përngjan Shkupit 2014, ndërsa ai vetë në Ohër dhe Shkup ndjehet sikur Përliçevi në Ohër dhe në Athinë. Edhe Agroni i gjen, Meletiusin dhe Aleksandros Rivas Rangavisin e tij. Emri, gjuha dhe kultura e Agronit nënçmohen në mënyrë të ngjashme si emri, gjuhës dhe kultura e Grigorit në të njëjtin qytet 150 vjet më vonë. Prandaj, Agroni vjen në përfundimin se ai është trashëgimtar shpirtëror i Përliçevit dhe me krenari deklaron: “Unë jam Grigor Prliçe”.

Grigor Prlice

Agron Biba kа diplomuar regji teatri në Akademinë e Arteve në Tiranë. Ka punuar për një vit si asistent profesor i aktores së famshme shqiptare Drita Pelingu, ndërsa në Teatrin Kombëtar Shqiptar ka realizuar disa role, në Vrasjen e Dantonit (regjia Vladimir Millçin), “Il Bugiardo” nga Carlo Goldoni (regjia Hervin Çuli), Legjendat Shqiptare (regjia Armando Bora). Bëhet edhe fytyrë televizive si drejtues i emisionit në TV Arbria. Që nga 1998 jeton dhe punon në Londër, ku mes tjerash bën regjinë e një shfaqjeje për kulturën shqiptare në Westminster Abbey, luan rol në produksion të Teatrit Kombëtar Mbretëror në “Gruan e mirë nga Seçuani” të B.Breht, në “Hobson’s Choice” nga Harold Bridgehouse prodhuar nga Young Vic Theatre, “Dhelprat” nga Alice Nutter prodhuar nga West Yorkshire Theatre, si dhe në dramën e Shekspirit “Timoni nga Athina” (regjia Adrian Jackson), prodhuar nga Cardobard Citizens & Royal Shakespeare Company, ku ai luan rolin e Timonit. Në vitin 2008, pas kthimit në Maqedoni, ka punuar një periudhë si producent në TV Alsat-M. Pas disa, viteve të papunësisë, prej vitit të kaluar është angazhuar si aktor në Teatrin Shqiptar në Shkup.

Tags: civilАгрон Биба
Next Post

Немаме намера да се воздржиме од укажувањата за пропустите на ДИК

KSHZ: MOST dhe CIVIL po e zhvlerësojnë punën tonë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom