Gjendja katastrofale e Listës e Votuesve, të cilën e vërtetuam në vitet e kaluara, megjithatë, tregon një situatë të ndryshme. Më saktësisht, Lista Zgjedhore është në një gjendje ende më të keqe se ajo e konstatuar në të gjitha vlerësimet dhe analizat e CIVIL-it në vitet e kaluara. Nga kjo del se, përkundër vlerësimeve tona optimiste se kapaciteti i ekspertëve të KSHZ-së do të jetë i mjaftueshëm, megjithatë, nuk besojmë se ka kohë të mjaftueshme për t’u riparuar kjo situatë katastrofale. Veçanërisht nëse merren parasysh të gjitha opstruksionet dhe rrethanat tjera që e shoqërojnë tërë situatën në Maqedoni.
CIVIL konstaton abuzim të vazhdueshëm dhe opastruksione të zbatimit të Marrëveshjes së Përzhinos, veçanërisht nga aspekti i lirisë së mediave dhe kushteve të tjera kritike, me të cilat duhet të sigurohet ndarja e partisë nga shteti dhe kushte për zgjedhje të lira. Pas gjetjeve të reja për gjendjen e Listës Zgjedhore, bëhet plotësisht e qartë se do të jetë e pamundshme që të sigurohen kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 5 qershor.
Thjesht, patjetër duhet të mendohet për përmbushjen e të gjitha kushteve kritike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira në Maqedoni, e më pas të mendohet për datën.
Kjo gjendje në Maqedoni është qëmoti e padurueshme dhe po e demolon besimin në institucionet dhe në procesin zgjedhor, me çka i shkaktohen dëme të pakompensueshme dhe afatgjate shoqërisë dhe shtetit.