Disa mijëra protestues mbrëmë u mblodhën para Qeverisë, prej ku e filluan marshin protestues me qëllimin e vetëm – ta mbrojnë Kushtetutën prej një pjese të gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese.
Protestën e organizoi platforma qytetare “Hajde”, e cila u përkrah nga parti të koalicionit qeveritar dhe nga shumë organizata joqeveritare. Duke bërtitur: “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe!”, “Dorëheqje!”, “Vjedhës!”, “Mafia në burg!”…, protestuesit kërkuan dorëheqje nga pesë gjykatësit që morën vendim për pranimin e nismës për t’ia mundësuar kryetarit të shtetit të amnistojë të gjykuar për mashtrime zgjedhore, për pedofilë, për përdhunim dhe për krime të tjera të rënda.
Para godinës së qeverisë aktorja Simona Spirovska e lexoi poezinë “Mallkim për Nikollain”, të shkruar nga Jugosllav Petrovski, drejtuar të gjithë atyre që vendosin për fatin e të gjithë qytetareve e qytetarëve në Maqedoni.
[youtube width=”600″ height=”400″]https://www.youtube.com/watch?v=xMwEOW8yO18[/youtube]
[youtube width=”600″ height=”400″]https://www.youtube.com/watch?v=QpzcmH_ybRo[/youtube]
Qytetaret e qytetarët nga Qeveria e deri te Zyra Popullore e Kryetarit të shtetit. “Kryetar, ku e ke popullin?” ishte pyetja që protestuesit publikisht ia drejtuan kryetarit Gjorge Ivanov. Pastaj, konvoji me mijëra përkrahës që i përmendnin zëshëm emrat e gjykatësve që sot do të duhet ta marrin vendimin përfundimtar për dhënie të së drejtës ligjore kryetarit të shtetit të amnistojë të gjykuar për krime të rënda penale, ndër të cilat edhe për parregullsitë aktuale zgjedhore, dhe pastaj u drejtua drejt Kuvendit.
[youtube width=”600″ height=”400″]https://www.youtube.com/watch?v=Sihamb94vCs[/youtube]
Pasi që e kaluan urën “Goce Dellçev”, protestuesit u ndërprenë nga vetura policore dhe forca speciale të policisë, me qëllimin për ta vazhduar rrugëtimin drejt Gjykatës Kushtetuese, për ku qe paralajmëruar protesta. Në rrafshin e gjerë të Teatrit Kombëtar Maqedonas masës iu drejtuan disa përfaqësues të sektorit joqeveritar, fjalimet e të cilëve u pranuan me shumë përkrahje nga të pranishmit. U performua edhe shfaqja “Teletabisi” në regji të Jugosllav Petrevskit.
[youtube width=”600″ height=”400″]https://www.youtube.com/watch?v=0-OEPVXQLI8[/youtube]
Mundësia për përballje me kundërprotestuesit dhe shmangies së incidenteve ishte arsyeja që “Hajde” e ndërpreu qëndrimit të gjithënatshëm të paralajmëruar për Kushtetutën. Edhe përkundër asaj se nga policia qe kërkuar qasje deri te Gjykata Kushtetuese dhe disa ditë më parë qe paralajmëruar protesta paqësore në organizim të “Hajde” – se do të mbahet në atë lokacion, për shkak të pranisë së kundërprotestuesve, që zyrtarisht ishin në organizim të partisë së vogël GROM, “në mënyrë spontane” e uzurpuan hapësirën e aktivistëve qytetarë të përkrahur prej opozitës.
Marija Tegovska