• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home MENDIMI I LIRË

Mos u bëni shërbëtorë të apokalipsit, ai do të na gëlltisë të gjithëve!

March 16, 2016
in MENDIMI I LIRË
Share on FacebookShare on Twitter

Sa frustrime, sa ligësi dhe destruksion, urrejtje dhe egoizëm, egocentrizëm dhe çmenduri, devijim të intelektit duhet të ketë një njeri, për ta vëndosur popullin e tij, anëtarët e partisë që e sollën në pushtet, në mbrojtje të krimeve të tij?!

Monika Taleska
Shkruan: Monika Taleska

Si punojnë qelizat e trurit te të dashuruarit në të keqen, te të nënshtruarit e djallit, që nuk kanë përgjegjësi as edhe për fëmijët e tyre, e as për pasardhësit e tyre, kështu që në vend të kërkimit të faljes dhe pendimit, pranimit të sanksioneve morale dhe ligjore – si një purgator, përmes të cilit duhet të kalojnë, bëjnë thirrjen për një të keqe të re, për gjakderdhje?!

Ç’është ajo që ua errëson vetëdijen dhe ua terron trurin? Vallë histerizojnë në frikën e panikut, andaj edhe udhëheqin më të afërmit në gjene dhe gjakut buzë humnerës, duke i shtyrë ata gjakftohtësisht në ferr, vetëm për ta shpëtuar kokën?

Vallë është ky kodi i atyre, që pretendojnë të jenë pushtet i përhershëm?

Të gjithë të cilën sot, pa mendim kritik, përsëri kryejnë detyrë për rrethin e ngushtë udhëheqës, duhet të jenë të vetëdijshëm se, në të vërtetë, e mbrojnë paligjshmërinë, e etablojnë anarkinë në shtet, edhe atë në konotacionin e saj  skajshmërisht shkatërrues. Duhet të jenë të vetëdijshëm se as Gruevski, as Zaevi, e më së paku Jakimovski, janë faktorë në jetën e tyre. Çdokush duhet të bëhet i vetëdijshëm, se shteti që me ligj e mbron krimin, nuk është shtet në të cilin mund të kërkojnë mirëqenie dhe të ardhme, por vënien në fron të inkuizicionit mesjetar, në të cilin edhe për më të ndershmit do të vendosin pesë njerëz, si dhe lirimin e më të pandershmëve.

Sot, të gjithë nga kontratabori për mbrojtje të vendimit të turpshëm për të falur kriminelët zgjedhor dhe mashtruesit, duhet të jenë të vetëdijshëm se nesër, kur e keqja do të trokasë në portën e tyre, nuk do të ketë më drejtësi, sepse krimineli, edhe për vepra më të vogla krimi, do të jetë në liri. E atëherë, nuk do t’i shqetësojë aspak se kush është në pushtet, por edhe nuk do të ketë kush t’i shpëtojë, nuk do të kenë ku të kërkojnë mbrojtje, sepse ata, vetë kanë dhanë legjitimitet për kaosin. Ata kanë vendosur vulë mbi amnistinë për kriminelin, për dikë që ua pi gjakun, qetë, në mënyre të poshtër, të mjerueshme, duke i vënë në zjarr, vetëm për të mbrojtur lëkurën!

Mos u bëni shërbëtorë të apokalipsit, ajo do të na gëlltisë të gjithëve!

 

 

Tags: apokalipsitegocentrizëmegoizëmfrustrime
Next Post

Uzurpim i pushtetit anembanë Maqedonisë

Panel diskutimi: Pluralizmi dhe kriza politike

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom