Këtyre ditëve po arrijnë aplikimet e gazetarëve – qytetarë për ciklin e muajit shkurt të konkursit “Bëhu gazetar qytetar”, ndërsa afati i fundit për aplikim dhe dërgim të punimeve që përfundon më 6 mars (e diel)!
CIVIL – Qendra për Liri vazhdon të shpërblejë gazetarët qytetarë. Pesë gazetarëve qytetarë veçmë u ndamë çmime për ciklin e janarit, në ceremoninë për ndarjen e çmimeve në hotelin “City Park”, ku u drejtua kryetari i CIVIL, Xhabir Deralla, si dhe gazetaret dhe gazetarët qytetarë.
Konkursi i përfshin videot dhe fotografitë më të suksesshme, për të gjitha llojet e shkeljeve të të drejtave të njeriut, abuzimeve dhe presioneve në kontekst zgjedhor.
Video, audio dhe foto regjistrimet, si dhe tekstet për kërcënime, shantazhe, korrupsion politik, blerje të elektoratit, shkeljen e të drejtave të votës, keqpërdorimin e resurseve publike dhe administrates, janë tema, të cilat gazetarët e tanishëm dhe të ardhshëm qytetarë mund t’i ndajnë me publikun përmes projektit të CIVIL-it “Objektivi qytetar”, e me këtë do të fitojnë mundësi që të shpërblehen. Për qasje në FORMULARIN PËR PJESËMARRJE, klikoni KËTU.
Çdokush me telefon të zgjuar, aparat fotografik apo një kamerë të çdo lloji, mund të jetë gazetar qytetar dhe angazhohet në projektin tonë dhe tuaj. Ju inkurajojmë që të merrni pjesë aktive si qytetare dhe qytetarë, të cilët përmes hulumtimit, aktiviteteve mediatike dhe aktivizmit do të kontribuojnë në zhvillimin e gazetarisë qytetare.
Është e detyrueshme që materialet të cilat dërgohen të shoqërohen me një përshkrim të detajuar për kohën, vendin, rrjedhën e ngjarjes dhe pjesëmarrësit në ngjarje. Autorët, si dhe personat e përfshirë në kontribute mund të mbeten anonym, në varësi prej marrëveshjes me autorët dhe legjislacionit për këtë lloj të produksionit dhe botimit.
Çdo muaj, pesë punimet më të suksesshme do të shpërblehne me kupona me vlerë për blerjen e pajisjeve për fotografi, video, pajisjeve kompjuterike dhe për telefon. Çmimi më i lartë mujor është 110 dollarë.
Qëllimi i projektit “Objektivi qytetar” është të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për proceset politike në kontekst të zgjedhjeve të ardhshme, të alarmojë publikun kombëtar dhe ndërkombëtar në lidhje me praktikat mashtruese në proceset zgjedhore dhe të identifikojë raste të shkeljes të së drejtës për të votuar.
Projekti është i përkrahur nga fondacioni National Endowment for Democracy.